Greqi, kapen mat shqiptarët duke trafikuar armë, hedhin kallashnikovët dhe granatat

Greqi, kapen mat shqiptarët duke trafikuar armë, hedhin kallashnikovët dhe granatat

164
0
Shares

Trafikantët shqiptarë kanën tentuar të dërgojnë në Greqi, një sasi armësh automatike dhe eksplozivësh në Greqi më këmbë nga kufiri. Opercionin e tyre ata e nisur mbrëmjen e 6 gushtit dhe kanë arritur të kalojnë kufirin shqiptar pa u pikasur, por sapo kanë hyrë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, u është kërkuar të ndalojnë nga kufitarët grekë.
Tre trafikantët shqiptarët, sipas Policisë greke, ishin me çanta të rënda dhe sapo kanë dëgjuar thirrjen “Ndal”, i kanë flakur kallashnikovët dhe municionet dhe janë kthyer me vrap drejt kufirit shqiptar.
Policia greke njoftoi se “mbrëmjen e të dielës, 6 gusht 2017, një patrullë policie diktoi tre persona që po ecnin me këmbë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës. Kjo e fundit ka shtuar se ata mbanin disa çanta udhëtimi dhe ecnin për në brendësi të territorit grek. Ndërkohë në momentin që patrulla ka tentuar t’i ndalojë, që të tre kanë lënë çantat dhe janë larguar drejt territorit shqiptar, duke shfrytëzuar edhe terrenin e thyer.
Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës:
Tre armë automatike kallashnikov, me shtatë karikatorë,
11 granata difensive,
33 detonatorë,
Pesë kallëpë me dinamit (TNT), me peshë 1,05 kilogramë,
Një kuti me 10 ndezës granatash,
1593 fishekë të kalibrit 7,62 mm.
Gjithashtu bëhet e ditur se armët i janë dërguar laboratorit kriminalistik të Greqisë së veriut, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme, si dhe analizat balistike.
Departamenti i sigurisë publike i Janinës, po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY