Lufta me zjarret, Greqia nis helikopterin, Italia neglizhon

Lufta me zjarret, Greqia nis helikopterin, Italia neglizhon

199
0
Shares

Në datën 3 gusht, kur Shqipëria ishte në emergjencën më të madhe të saj për shkak të zjarreve, vetëm Greqia i është përgjigjur me helikopter nga vendet fqinje të BE-së, ndërsa Italia nuk ka pasur asnjë mundësi.
zjarri-tepelene-933x445Njësia e Komisionit Europian për Operacionet Europiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmat Humanitare në faqen zyrtare të saj, sqaron situatën e zjarreve në Shqipëri dhe kërkesën që autoritet shqiptare i bënë Bashkimit Europian. Sipas saj, vetëm Greqia u tregua e gatshme për të dërguar në Shqipëri helikopter, por edhe zjarrfikës që të punonin nga toka për shuarjen e zjarreve.
“Më 2 gusht, Shqipëria kërkoi ndihmë nga Mekanizmi i Bashkimit të Mbrojtjes Civile (UCPM) për një helikopter zjarrfikës ose një aeroplan. Më 3 gusht, kërkesa u ndryshua, duke kërkuar dy avionë. ERÇ, autoriteti që bën koordinimin e kërkesave, u vu në kontakt me të gjitha vendet fqinjë me Shqipërinë për të vlerësuar disponueshmërinë e mjeteve ajrore dhe mundësitë e ndryshme të përgjigjes. Më 3 gusht, Greqia ofroi dy aeroplanë (tip PZL) nga baza ajrore e saj kundër zjarreve në Korfuz.
Kjo ofertë u pranua në orën 15:38 të së njëjtës ditë. Avionët operuan për rreth pesë orë më 3 gusht, në zonën e prekur. Më 4 gusht, sipas autoriteteve shqiptare të mbrojtjes civile, gjendja e zjarrit është ende jo nën kontroll. ERÇ është në kontakt me Greqinë dhe Shqipërinë për përgatitjen e vazhdimin e operacioneve ajrore edhe sot.

“Italian EU Buffer Capacity”, baza e emergjencave në Itali për ndërhyrjen kundër zjarreve, që ka dy avionë “Canadairs”, nuk ishte e disponueshme më 4 gusht për shkak të aktiviteteve të zjarreve në Itali këto ditë.
Greqia kishte ofruar gjithashtu forca zjarrfikëse tokësore, por Shqipëria ka nevojë për mjete ajrore në këtë rast të veçantë, për shkak të topografisë malore dhe të pjerrët”, thuhet në njoftimin e Njësisë së Komisionit Europian për Operacionet Europiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmat Humanitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY