DETAJE/ Breshëria e plumbave në Elbasan, çfarë gjeti policia në hotelin që...

DETAJE/ Breshëria e plumbave në Elbasan, çfarë gjeti policia në hotelin që u qëllua dhe në makinë

574
0
Shares

Zbardhen të tjera detaje, nga ngjarja e nje dite me pare ne Elbasan, ku te shtenat me arme zjarri terrorizuan lagjen “Emin Matraxhiu”.
Ka qenë një shtetas që ende nuk eshte identifikuar nga Policia, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli në pronësi të shtetasit A.Ç., 49 vjeç banues në Elbasan.
Më pas ai është larguar me shpejtësi me mjetin B.M.Ë, i cili më vonë u gjet i djegur pjesërisht në lagjen “Haxhias”.
Në ambientet e brendshme të hotelit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një predhë armë zjarri e kalibrit 40 mm, e cila u ç’aktivizua nga njësia Anti-eksploziv.
Ndërsa në derën e mjetit u gjet një predhë armë zjarri me kalibër 7.62 mm, shkruan “Panorama”.
Mjeti është në pronësi të shtetasit A.D., 41 vjeç banues në Kamëz që është deklaruar i vjedhur në stacionin e policisë Golem me datë 13.07.2017.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 79/dh,22,278 dhe 150 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY