Drogë nga Shqipëria drejt Brindisit, karabinierët zbulojnë letrën e trafikantëve, ja kontaktet...

Drogë nga Shqipëria drejt Brindisit, karabinierët zbulojnë letrën e trafikantëve, ja kontaktet dhe hesapet

169
0
Shares

Pas zbulimit të ngarkesës 1.9 ton droge në një skaf që vinte nga Shqipëria, policia italiane njofton se ka në dorë një letër të trafikanteve, qe hedh drite mbi kontaktet dhe hesapet e tyre per trafikun.
Mediat italiane raportojne se llogaritë që lidhen me ngarkesën e marijuanës që shkon nga Shqipëria me destinacion Brindisin në Itali, janë raportuar në një letër që hetuesit italianë e kanë nën zotërim dhe që ju jep shumë informacion në lidhje me trafiku nëpërmjet detit.
Sipas policise, në letër jepen garancitë e marrjes në pyetje, shumat e trafikut, kostot e riparimit të një makine, etj.
Sipas policise pesë persona janë arrestuar, mes te cileve tri dite me pare u vune në pranga italianët Giuseppe Vantaggiato, Maurizio Muscogiuri dhe Maurizio Carratta, ndërsa më 11 janar janë arrestuar Domenico Pascariello dhe shqiptari Besmir Hameti.
Letra doli ne pah pas arrestimeve 7 muaj më parë kur Pascariello dhe Hameti janë gjetur në bordin e një gomoneje me 1.9 ton drogë marijuanë e ndarë 84 çanta per te qene gati per trafik. Ne leter zbulohen lidhjet midis trafikantëve.
“Është e qartë se i ndaluari Pascariello është një kërcënim për shkak se, në bazë të një borxhi ndaj bashkëpunëtorëve të tij, do të zbulojë detajet e trafikut të paligjshëm që e çoi atë në pranga”, theksohet ne te.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY