Vrau babain me armën e shërbimit, Mirald Metallari mbetet dhe pa nënë

Vrau babain me armën e shërbimit, Mirald Metallari mbetet dhe pa nënë

406
0
Shares

47 vjeçarja Nurie Metallari ka vdekur në spital nga plagosja që mori nga djali i saj Mirald Metallari, 21 vjeç, i cili vrau edhe të atin Miftar Metallari.
Ngjarja ndodhi më 24 korrik në zonën e Bathores në Tiranës, pas një konflikti për ndërtimin e një muri të vogël rrethues.
Nga ngjarja mbeti e plagosur edhe 47 vjeçarja, por ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, i cili qëlloi qëlloi me pistoletën e shërbimit të babait të tij polic, duke lënë të vdekur 62-vjeçarin.
I riu është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Metallari ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen.
Shkak për konfliktin është bërë ndërtimi një muri rrethues pasi familja Metallari po përgatitej për një gëzim familjar pasi njëra prej vajzave do të martohej pas dy javësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY