Ministri Bushati: Nuk ua dorëzojmë Ballistin serbëve, po ndjekim një strategji

Ministri Bushati: Nuk ua dorëzojmë Ballistin serbëve, po ndjekim një strategji

94
0
Shares

Rreziku i ekstradimit të Ismail Morinës drejt Serbisë ka detyruar pas presionit të opinionit publik, që edhe shtetin shqiptar të interesohet zyrtarisht pranë palës kroate për këtë çështje. Ai ndodhet në burgun e Kroacisë, pasi u ndalua disa kohë më parë nga autoritetet e këtij shteti dhe po pret apelimin e ekstradimit të tij, ndërkohë që gjykata e Dubrovniku e ka aprovuar.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka komentuar sot këtë çështje për mediat nga Shkodra, duke deklaruar se shteti shqiptar është në përpjekje të vazhdueshme për të penguar ekstradimin e të mbiquajturit “Ballisti” drejt shtetit serb. Në lidhje me kërkesën e tij për azil politik në Kroaci, ai u shpreh se edhe në këtë rast mund të përdoret precedent i Italisë, ku u kërkua ekstradimi i tij nga Serbia çka u refuzua nga shteti italian.
Bushati komenton edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë ku në mes është edhe çështja e Ballist Morinës, ministri Bushati i cilëson si një tryezë shahu ku secila palë bën lojën e vet.
“Ballisti” u arrestua nga autoritetet kroate për shkak se nga ana e shteti serb ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij.
Ismail Morina u bë i njohur për lëshimin e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, ndeshjen e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY