Librazhd, zjarri del jashtë kontrollit, digjet një shtëpi dhe disa bagëti, ja...

Librazhd, zjarri del jashtë kontrollit, digjet një shtëpi dhe disa bagëti, ja situata në Llogara

270
0
Shares

Shpërndahen edhe më shumë zjarret në vend, sidomos në zonën e Elbasanit dhe në Llogara. Emergjenca Civile njofton se në Librazhd është djegur një shtëpi dhe disa bagëti. Ndërkohë q?7 në Llogara vazhdon lufta me flakët.Shpërndahen edhe më shumë zjarret në vend, sidomos në zonën e Elbasanit dhe në Llogara. Emergjenca Civile njofton se në Librazhd është djegur një shtëpi dhe disa bagëti. Ndërkohë q?7 në Llogara vazhdon lufta me flakët. Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat, Lezhë.Janë angazhuar 24 makina zjarrfikëse, 109 forca zjarrfikëse, 11 forca pyjore dhe helikopterë. Krahas tyre, Forcat e Armatosura vijojnë pa ndërprerje angazhimin në shuarjen e zjarreve: 320 efektivë janë në terren me 10 mjete dhe 14 zjarrfikëse.Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.Qarku Elbasan Në fshatin Gizavesh, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një banesë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka arritur të shuajë zjarrin, ku si pasojë u dogj banesa dhe disa bagëti.  Në fshatin Krastë, bashkia Elbasan, është riaktivizuar sërish zjarri i rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.Shërbimi i MZSH Elbasan ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me të gjithë personelin për shuarjen e flakëve, por situata ka agravuar pasi zjarri është favorizuar dhe nga era e fortë.Pas një pune të gjatë të MZSH Elbasan me ndihmën e MZSH Peqin, MZSH Përmet, MZSH Librazhd, MZSH Gramsh, MZSH Lushnje, forcave ushtarake dhe të pyjores, u arrit shuarja e zjarrit, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Në fshatin Kostenjë, Njësia Administrative Lunik, bashkia Librazhd, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit të vështirë, ka qenë e pamundur ndërhyrja nga Shërbimi i MZSH Librazhd. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.
Qarku VlorëNë fshatin Dukat, pranë Parkut Kombëtar të Logarasë, situata ka agravuar gjatë gjithë ditës pasi zjarri favorizohej dhe nga era e fortë. Për këtë shkak, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) kanë komunikuar me Qendrën e Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian (ERCC) për dërgimin në vendin tonë të një avioni tip CANADAIR për të shuar vatrat e zjarrit.Vatrat e zjarrit ndodhen në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht: 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat).

Qarku Tiranë
Në Malin e Dajtit, pas ndërhyrjes së helikopterit, vatra e zjarrit në është më pak aktive. Forca të MZSH Tiranë dhe forca ushtarake po punojnë për të mbajtur zonën nën kontroll nga vatrat e fshehura të zjarrit.

Qarku Dibër
Në fshatin Sllatinë, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Dibër, vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive. Për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e pamundur ndërhyrja nga Shërbimi vendor i MZSH Dibër. Deri tani si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Qarku Shkodër
Në fshatin Lohe, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me hamullore dhe bimë medicinale. Shërbimi i MZSH Malësi e Madhe ka shuar zjarrin. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me hamullore dhe bimë medicinale në pronësi të tre shtetasve.

 

Qarku Fier
Në fshatin Metoh, Njësia Administrative Aranitas, bashkia Mallakastër, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shuarja e tij ka qenë e pamundur pavarësiht ndërhyrjes nga Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër. Deri tani si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Qarku Berat
Në fshatin Kuç të bashkisë Skrapar, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar nuk ka mundur të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Qarku Lezhë
Në fshatin Simon, Njësia Administrative Kaçinar, bashkia Mirditë, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mirditë, nuk ka mundur të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor. Deri tani si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY