FOTO/ Asgjësoi 7 dynym pyll në Karaburun, arrestohet çobani

FOTO/ Asgjësoi 7 dynym pyll në Karaburun, arrestohet çobani

66
0
Shares

Një tjetër zjarrvënës është arrestuar sot nga Policia e Shtetit, këtë radhë në Vlorë. Bëhet fjalë për Abi Abilajn, 37 vjeç, nga Dukati i Vlorës, çoban, i cili shkretoi me një shkrepëse, 7 dynym pyll në Karaburun. Zjarri që vuri ai dokumentohet edhe nga fotot e mëposhtme, dërguar nga Policia.
Në kuadër të masave që janë marrë nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit ku sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje janë përfshirë nga flakët, të ndikuar nga kushtet klimaterike por edhe nga shtetas të ndryshëm, u arrit të vihet para përgjegjësisë një nga autorët e zjarrvënies në Dukat- Karaburun, Abi Abilajn.
Policia e ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi më datë 3.08.2017, në Dukat-Karaburun, ka vendosur zjarr në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe pyjore prej 7 dynym. Nga hetimi paraprak i policisë rezulton se ky shtetas është çoban, dhe ka qënë duke kullotur bagëtitë në këtë pjesë të territori të Ishullit të Sazanit.
Abilaj akuzohet tani për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY