Korçë, i djegin biznesin dhe e kërcënojnë me jetë, ja masakra e...

Korçë, i djegin biznesin dhe e kërcënojnë me jetë, ja masakra e agresorëve

177
0
Shares

Është djegur një pikë grumbullimi automjetesh të përdorura.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskop, në Korcë.
Persona ende të paidentifikuar janë futur në biznes dhe e kanë djegur. Sipas të dhënave dyshohet se një grup personash,ju kane vënë zjarrin dy kamionëve, të cilët janë shkrumbuar plotësisht dhe kanë dëmtuar me mjetë të forta më tepër se 10 kamionë të tjerë.
Biznesi nuk ka qenë i pajisur me kamera, ndërsa qentë roje ishin masakruar nga agresorët. Si të mos mjaftonte dëmi, në muret e ndërtesës, ishte shkruar një parullë kërcënuese, adresuar për pronarin e biznesit Anesti Zguri.
Zguri ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe më pas policinë për ngjarjen, e cila u konstatua nga një kalimtar i rastit. Ai thotë se dëmi ekonomik është i madh, ndërsa ndihet i kërcënuar për jetën, duke hedhur dyshime se ngjarja mund të ketë si shkak konkurrencën, ndërsa ka mohuar të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
Grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje disa bidonë plastikë me naftë, të cilët janë përdorur nga agresorët për djegien e automjeteve. Ndërsa priten dëshmi nga persona të tjerë, banorë të fshatit, të cilët mund të jenë në dijeni apo mund të kenë parë grupin e agresorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY