Fillon procedura për të fituar në raundin e dytë të gjithë mbetësit...

Fillon procedura për të fituar në raundin e dytë të gjithë mbetësit e maturës

91
0
Shares

Ndërkohë që kandidatët për në universitet presin t’u dalë emri në listën e fituesve, të tjerë janë në pritje për t’iu bashkuar garës në raundin e dytë. Shlyerja e detyrimeve të maturës shtetërore është kusht për maturantët që rezultuan jo kalues apo të tjerë që përfunduan jashtë vendit dhe nuk i janë nënshtruar ende provimeve.
Me një udhëzim të posaçëm janë përcaktuar datat e provimeve të sesionit të dytë që nisin nga 26 gushti deri më 6 shtator, ndërsa më herët bëhet plotësimi i Formularit A1/A1Z për caktimin e lëndës me zgjedhje që do të japin provim.
Sipas një njoftimi, ky proces do të zhvillohet në datat 21-23 gusht, për t’i hapur rrugë testimeve. Nëse rezultojnë kalues, ata bëhen pjesë e garës në raundin e dytë duke aplikuar nga 15-22 shtator. Lista u kalon universiteteve dhe vetëm pas një jave kandidatët informohen nëse kanë fituar apo jo në degën e dëshiruar.

PROVIMET E VJESHTËS
Për një periudhë gati dy javore që nis në fund të këtij muaji, deri në 6 shtator, mbetësit e provimeve të maturë,s si dhe ata që përfunduan shkollimin jashtë dhe duan të bëhen pjesë e garës për një vend në universitet, raundi i dytë, do të japin provimet me detyrim a me zgjedhje.
Ministria e Arsimit ka caktuar në një udhëzim datat për katër testimet. Provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë është i pari, më 26 gusht, ndërsa pas 3 ditësh zhvillohet ai i Matematikës.
Në datën 1 shtator zhvillohet provimi i detyrueshëm i Gjuhës së Huaj për t’u përmbyllur me lëndët me zgjedhje në datën 6 shtator. Struktura e testit dhe kohëzgjatja është e njëjtë me atë, të cilit iu nënshtruan nxënësit në sesionin e parë të provimeve. Ato nisin në orën 10:00 dhe zgjasin për 2 orë e 30 minuta, përveç provimeve me zgjedhje të cilat kanë 30 minuta më tepër kohë në dispozicion.
Për provimet me detyrim, testi përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Ndërsa provimet që caktohen në formularin A1/A1Z përmbajnë 20 pikë, ku gjysma e të cilave janë me zgjedhje dhe pjesa tjetër me alternativa. Ata që kanë për të dhënë vetëm një provim me zgjedhje i nënshtrohen testimit në orën 11:00- 13:00.

APLIKOJNE PER RAUNDIN E DYTE
Ata që nuk arritën të aplikojnë në raundin e parë

Ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin parë dhe nuk janë shpallur fitues. Ata aq kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen. Ata që janë ç’regjistruar pas përfundimit të raundit të parë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY