VIDEO/ ”Fundi i korrikut” nxjerr zbuluar babë e bir, ja çfarë u...

VIDEO/ ”Fundi i korrikut” nxjerr zbuluar babë e bir, ja çfarë u gjeti policia në banesë

115
0
Shares

Policia e Tiranes, ben te ditur se ka sekuestruar nje sasi prej 55 kg lende narkotike, dhe ka arrestuar ne flagrance babe e bir. Ata si fillim u kane bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike.
“Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i policise
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.
Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare “Casa Italia”, duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, të cilin e drejtonte shtetasi Avni Elezi.
Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.
Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.
Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve :
Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, atë dhe bir, banues në fshatin Mener.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 55 kg lëndë narkotike.
– automjeti tip “Ford Focus”.

– 2 telefona celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY