Shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë, ja si duket tani rruga Myslim...

Shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë, ja si duket tani rruga Myslim Shyri, komenti i Artan Fugës

86
0
Shares

Ujërat e zeza kanë shpërthyer në një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës duke bërë që të harrohet fekalja e madhe e Ksamilit që ndodhi dje duke i hyrë mbarë detit.

Ndërkohë alarmi dhe foto nga ngjarja janë publikuar nga profesor Artan Fuga i cili ka komentuar momentin duke i kërkuar bashkisë dhe Velisë të vijnë dhe ta nuhatin vetë.

 

ARTAN FUGA/Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” Tiranë!

Ndihmë, lutem bashkia të ndërhyjë.

Ora 22 e e 28 minuta!

Rrezik kolere! Njerëzit mbajnë hundën me dorë, të tjerë pllaq plluq mbi to se kujtojnë se u bë deti kos dhe janë ujra të nëndheshme që sillen kastile për të freskuar vapën.

Fekalet po rrëshkasin drejt vendit ku nesër në mëngjes katunarët e mirë do shesin sallatë jeshile, fiq, rrush, kastraveca e presh!

Unë vërtet kam shkruar librin “Rënia e Qytetit” që po të duan autoritetet e qytetit ua shpjegoj kuptimin ku dhe kur të duan ata, unë e di se qyteti ynë shqepet në një anë sapo qepet diku gjetkë.

Por, megjithatë unë nuk dua që qyteti të bjerë mbi llava fekalesh!

Miku im, filozofi francez Valade, e përkufizon postmodernitetin si bashkëjetesë e të kundërtave më ekstreme.

Sonte shihja makina luksoze që rrëshqisnin katër rrota e tyre aktive mbi fekale robsh të varfër.

Sonte po meditoja për posmodernitetin mbi mut!

Ku është balta më e ëmbël se mjalta?

Në mëmëdhé!

Por mos na bëni të përqafohemi edhe me fekale, se krahasuar me to, balta është vërtet si mjalta!

Dihet drejtësia hyjnore. Ne të gjithë një ditë do të kthehemi në fekale, por ama sa kohë jemi ende qenie të gjalla dëshirojmë të mos vdesim nga kolera.

Këmbët e cojnë pisllikun nëpër shtëpi ku ka fëmijë, në restorante ku gatuhet, në salla pritjesh ku ka njerëz delikatë, në salla mbledhjesh ku debatohen ceshtje të mëdha globale.

Lutemi shpëtojini këta njerëz që një pjesë jo e vogël janë aq të nënshtruar, aq të bindur, aq të fjetur, saqë ecin në fekale dhe nuk e dinë se kanë të drejtë të jetojnë në dinjitet!

Unë kam besim te ndërhyrja e bashkisë!

Tirana e kam thënë gjithmonë është një halé e madhe por jo për faj të bashkisë si institucion!

Më kanë sharë se kam qenë gjoja pesimist.

Hajdeni pra te rruga Him Kolli që rrëshket mbi “Myslym Shyri”-n dhe do ta shihni dhe nuhateni të vërtetën e m… vetë ju!

Me përulje qytetare!

Artan Fuga

Anëtar i Akademisë të Shkencave

Filozof.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY