Patozi mbledh mbështetësit sot ne Tiranë, takim për të ndalë votimin në...

Patozi mbledh mbështetësit sot ne Tiranë, takim për të ndalë votimin në PD

56
0
Shares

Kundërshtarët e Bashës në garën për kryetar në PD do zhvillojnë sot një takim përmbyllës në Tiranë në kërkim të ndërprerjes së garës për kryetar për tu ribërë me standarde të tjera demokratike, sic kërkojnë ata.

Të drejtuar nga Astrit Patozi, grupi i ture dhe mbështetës nga të tjerë do të mblidhen në akademinë e arteve në orën 19.30.

“MË 21 KORRIK, ME DEMOKRATËT E TIRANËS

Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.

Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR”, shkruan Patozi në rrjetet sociale.

Ky grup brenda PD përbëhet kryesisht nga drejtues të PD dhe qeverisë së saj para vitit 2013. Në mes tyre spikatin Astrit Patozi, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode. Priten qët’u bashkohen sonte në Tiranë edhe Arben Imami, Majlinda Bregu, Genc Ruli. Ndërkohë Jozefina Topalli ka qëndruar larg këtij grupi edhe pse diskuri i saj është i njëjtë me ta.

Grupi për ringritjen e PD-së ka arritur të zhvillojë vetëm 3 takime në të gjithë vendin. Ato u mbajtën në Durrës, Vlorë dhe Korcë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY