FOTO/ Elbasan, kapet vrasësi me 4 identitete, i dënuar me 20 vjet...

FOTO/ Elbasan, kapet vrasësi me 4 identitete, i dënuar me 20 vjet në Itali

215
0
Shares

Ishte fshehur nga drejtësia italiane për 5 vjet rresht duke ndryshuar emrat deri në katër herë radhazi.
Forcat Renea të policisë së Elbasanit e kanë arrestuar më në fund.
Emri fillestar i 44-vjeçar duket se është, sipas Policisë, Astrit Sufali e më pas i ndryshuar në Adriano Sufali, Arben Zaimi e deri në Josko Rançiç.
Ai është dënuar për vrasje me 20 vjet në Itali në vitin 2012 dhe ndaj do të ekstradohet në Itali.
Policia e Elbasanit deklaroi sot se pas një pune intensive njëmujore, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Astrit Sufali alias Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY