Ja cilat janë 6 teoritë ekonomike që ndryshuan botën

Ja cilat janë 6 teoritë ekonomike që ndryshuan botën

827
0
Shares

Pergaditi Gezim Hoxha

The economist ka përmbledhur teoritë ekonomike që ndryshuan botën. Të bie në sy fakti që të gjitha teoritë i përkasin shekullit të kaluar. Nga ekuilibri i Nashit një teori loje që vuri themelet e ekonomisë deri te trilema e Mundell Fleming, të cilat zbulojnë mekanizmat e tregtisë së jashtme, nga hipotezat e destabilitetit financiar të Minskit e deri tek njohuritë e Samuelsonit e të Stolperit mbi tregtinë dhe pagat, nga mendimi i Keynes mbi shumëzuesin fiskal dhe deri tek puna e Akerlofit për asimetrinë e informacionit.

  1. Sekretet dhe agjentët.

Si mund të fitosh një çmim Nobel thjesht duke vëzhguar se në një treg të dhënë, shitësit dinë më shumë se blerësit? Kjo është historia e George Akerlofit, punimi me titull “Tregu për Lemonët” i të cilit, është një gur themeli i ekonomisë së informacionit. Para vitit 1970, ekonomistët nuk dinin asgjë rreth rëndësisë së informacionit. Në tregun e punës, për shembull, pranohej që punëdhënësit e dinin produktivitetin e punëtorëve të tyre apo të punëtorëve të mundshëm dhe në sajë të konkurrencës, paguanin saktësisht vlerën e asaj që ata prodhonin.

Kur në fund të viteve 1960, George Akerlof shkroi “Tregu për Lemonët”, i cili e bëri atë, më vonë të fitonte Çmimi Nobel. Punimi i tij u refuzua nga tre drejtues revistash. Në atë kohë, z. Akerlof ishte një profesor asistent në Universitetin e Kalifornisë; ai kishte përfunduar vetëm doktoraturën, në vitin 1966. Janet Yellen, kryetari i Rezervës Federale, kujton vërejtjen e redaktorit: “Nëse ky punim është i saktë, atëherë ekonomia do të ishte ndryshe “.

Në realitet, informacion rreth një blerje quhet asimetri. “Tregu për Lemonët”, është një gur themeli i ekonomisë së informacionit. Në të flitet për mungesën e informacionit që kanë blerësit në tregun e makinave të vjetra.

Përparime të mëtejshme pasuan së shpejti, pasi hulumtuesit shqyrtuan se si mund të zgjidhej problemi i asimetrisë. Z. Spence dha kontributin kryesor me një punim të vitit 1973 me titull “Sinjalizimi i Tregut të Punës”. Punëdhënësit mund të përpiqeshin të tregonin se cilët nga kandidatët për punë qenë më të mirët. Z. Spence tregoi se punëtorët më të mirë mund të tregojnë talentet e tyre për firmat duke mbledhur titujt e kolegjit. Nëse punëtorët me produktivitet të ulët e kanë pasur të lehtë të marrin një diplomë, atëherë ata mund të duken si më të zgjuar. Nëse ky është thjesht një sinjal i talentit, kthimet në investimet nga arsimimi i studentëve, të cilët fitojnë një pagë më të lartë në kurriz të përpjekjeve të tyre, do ishte diçka e keqe për shoqërinë në përgjithësi.

Sinjalizimi ndihmon në shpjegimin e asaj që ndodhi kur Uashingtoni dhe të tjera shtete ndaluan firmat të merrnin kredite nga punëkërkues. Historia e krediteve është një sinjal i besueshëm (që vështirë të falsifikohen) dhe, me sa duket, studentët me rezultate të mira kanë më shumë gjasa të bëhen punonjës të mirë se sa ata që kanë rezultate të këqia. Po kur firmat nuk mund të merrnin më pikë krediti, ato i vunë më shumë peshë treguesve të tjerë, si arsimit dhe përvojës. Këta tregues janë më të rrallë për grupet e pafavorizuara. Tani qe më e vështirë për ta bindur punëdhënësin.

Në një punim të vitit 1976 Z. Stiglitz dhe Michael Rothschild, treguan se si siguruesit mund të “fshehin” mjaft gjëra, duke ofruar marrëveshje që do të tërhiqnin vetëm investitorët që nuk pyesin dhe aq për riskun. Supozoni se një sigurues makinash përballet me dy lloje konsumatorësh të ndryshëm, ata me rrezik të lartë dhe ata me më pak risk. Ata nuk mund t’i ndajnë këto grupe nga njëri tjetri; vetëm klienti e di nëse është shofer i sigurt apo jo. Këta ekonomist treguan se, në një treg konkurrues, siguruesit nuk mund të ofrojnë marrëveshje të njëjta për të dyja grupet. Nëse ata do e bënin një gjë të tillë, primet e shoferëve të sigurtë do të subvenciononin pagesat për shoferët e pamatur.

Marrëveshjet e ofruara do të qenë të ndryshme dhe do të tërhiqnin atë grup për të cilin ato ishin hartuar që më parë. Mashtrimi qëndron në faktin se tentohet të ofrohet një marrëveshje sigurimi e plotë dhe e kushtueshme, dhe një alternativë e lirë në rast aksidenti me një masë të konsiderueshme zbritje.

Kompanitë ajrore e përdorin gjithashtu maskimin, për shembull, ato do të donin t’i milnin të pasurit, pa pyetur për të varfërit. Nëse ata do e dinin se sa të thellë do i kish xhepat secili, ata mund të ofronin vetëm klasë të parë. Por ata duhet t’u ofrojnë të gjithëve të njëjtat mundësi. Duke e bërë qëllimisht kabinën standarde të pakëndshme, ata sigurohen që njerëzit e vetëm që futen në të janë të vrfërit.

Kenneth Arrow shkroi fenomenit tw “rrezikut moral” rreth në 1963. Rreziku moral ndodh kur stimujt dalin nga kontrolli. Kur informacioni është asimetrik, ju nuk mund të vëzhgoni atë që po bëjnë të tjerët. Kwta skenarë paraqesin çështje që njihen si “problemet kryesore të agjentit”. Si mundet që drejtori (ose një menaxher) ta bëjë një agjent (si psh një punonjës) të sillet siç dëshiron ai, në një kohë që ai nuk mund ta monitorojë atë? Mënyra më e thjeshtë për tu siguruar që një punonjës punon shumë është t’i japë atij një pjesë ose të gjithë fitimin.

Një tjetër mundësi, është të paguash “Paga efiktive”. Z. Stiglitz dhe Carl Shapiro, treguan që firmat mund të paguajnë paga premium për t’i bërë punonjësit ta vlerësojnë më shumë punën e tyre. Kjo, do bënte që të kishte më pak të ngjarë që ata të shmangnin përgjegjësitë e tyre, sepse ata do të humbisnin më shumë nëse do të kapeshin dhe do të pushoheshin. Ky këndvështrim ndihmon për të shpjeguar një mister themelor në ekonomi: kur punëtorët janë të papunë, por duan punë, pse pagat nuk bien derisa dikush të jetë i gatshëm për t’i punësuar ata? Një përgjigje është se pagat e tregut veprojnë si një karotë, që bën të mundur që papunësia, të rritet.

Para ekonomisë së informacionit, disiplina supozonte se në tregje konkurrente, çmimet pasqyrojnë kostot margjinale. “Por në një botë të informacionit asimetrik, është sjellja e mirë ajo që fiton një tepricë mbi atë që mundet dikush tjetër të marrë diku gjetkë “, sipas z. Stiglitz. Paga duhet të jetë më e lartë se ajo që një punonjës mund të marrë në një punë tjetër, për ata që duan të shmangin rrëmbimin e tij; firmave duhet t’iu dhembë kur ato humbasin konsumatorët sepse produkti i tyre është i dobët, nëse ata do të investojnë në cilësi. Në tregjet me informacion të papërsosur, çmimi nuk mund të barazojë koston marxhinale.

  1. Stabiliteti financiar. Momenti i Minskit.

Që nga fillimi i karrierës së tij akademike në vitet 1950 e deri në vitin 1996, kur ai vdiq, Hyman Minsky punonte në errësirë relative. THE ECONOMIST e përmendi vetëm një herë atë sa ishte gjallë, dhe ishte vetëm një përmbledhje e shkurtër. Puna e tij mbeti në hije deri në vitin 2007, kur kriza e kredive-hipotekore shpërtheu në Amerikë.

Duke u rritur gjatë Depresionit, Minsky ishte i prirur të mendonte vetëm për të keqen. Ai donte të kuptonte përse ndodhnin krizat financiare. Besimi mbizotërues në gjysmën e fundit të shekullit të 20-të ishte se tregjet ishin efikase. Mund të ketë raste të dështimit të bursës ose rënies të monedhës, por me sa duket ekonomitë moderne kishin mposhtur demonët e tyre më të këqinj. Po për sa kohë do të vazhdojë prosperiteti?

Minski filloi me shpjegimin e një investimi i cili është, në thelb, një shkëmbim i parave sot me ato të nesërme. Një firmë paguan tani për ndërtimin e një fabrike; fitimet nga drejtimi i objektit do të përkthehen në para, vitet e ardhshme. Paratë e vendosura me guxim sot mund të vijnë ose nga burimet e veta të firmës ose ato të të tjerëve.

Minski dallonte tre lloje financimesh. I pari, “financim mbrojtës” është edhe më i sigurti. Firmat mbështeten në xhiron e ardhshme për të shlyer të gjitha borxhet e tyre. Që kjo të funksionojë, ata duhet të kenë borxhe të kufizuara dhe fitime të shëndetshme. I dyti, financimi spekulativ, është pak më i rrezikuar: firmat mbështeten në xhiron e tyre për të shlyer interesin e borxhit të tyre, por borxhi duhet të transferoret për tu shlyer. I treti, financimi i Poncit, është më i rrezikshmi. Xhiroja nuk mbulon as borxhin, as interesin. Firmat venë bast se vlera e pasurisë së tyre do jetë e mjaftueshme për të mbuluar detyrimet. Nëse kjo nuk ndodh, ato do të mbeten të ekspozuara.

Nëse vlerat e aseteve fillojnë të bien, shumica e firmave do të detyrohen të shesin pozicionet e tyre. Kjo e minon më tej vlerën e aseteve, duke shkaktuar dhimbje madje për më shumë firma. Ata mund të shmangin këto telashe duke e kufizuar veten në financimin e mbrojtur. Por me kalimin e kohës, veçanërisht kur ekonomia është në rritje, tundimi për të marrë borxh është i papërmbajtshëm. Bankat shtojnë dinamikën, duke ulur standardet e kreditit të cilat zgjasin bumin ekonomik dhe japin më shumë hua. Përfundimi i Minskit ishte shqetësues. Stabiliteti ekonomik ushqen paqëndrueshmërinë. Minski ishte një rebel. Ai sfidoi edhe shtyllën kryesore të makroekonomisë Keynesianiste, besimin mbizotërues në tregje efikase.

Asgjë tjetër nuk është më i njohur se modeli IS-LM, i zhvilluar gjerësisht nga John Hicks dhe Alvin Hansen, i cili tregon lidhjen midis investimeve dhe parave. Por zoti Hicks dhe Hveloped lanë jashtë panoramës sektorin financiar, edhe pse Kejnsi ishte fort i vetëdijshëm për rëndësinë e tregjeve.

Në vitet e fundit, ekonomistët e sjelljes kanë sulmuar një pikë të teorisë efikase të tregut: njerëzit, duke mos qenë aktorë racionalë që maksimizojnë fitimet e tyre, shpesh nuk janë të qartë për atë që ata duan dhe marrin vendime të gabuara. Por vite më parë Minski sulmoi një tjetër: forca të strukura thellë në sistemet financiare i shtyjnë ata drejt telasheve dhe stabiliteti mbetet vetëm një iluzion i shkurtër.

Paul McCulley menaxher i PIMCO, një grup menaxhimi fondesh, popullarizoi idetë e tij duke shpikur termin “Momenti i Minskit” i cili përshkruan një situatë kur nivelet e borxhit arrijnë çmimet e thyerjes dhe çmimet e aseteve fillojnë e bien. Z. McCulley fillimisht e përdori termin në shpjegimin e krizës financiare ruse të vitit 1998. Që nga trazirat globale të vitit 2008, termi në fjalë nënkupton një krizë financiare.

Që nga vdekja e Minskit, të tjerët e kanë përdorur teorinë e tij për të formuar modele më të përgjithshme. Në një punim, i botuar në vitin 2000, Levi zhvilloi një model të frymëzuar nga Minski që lidh investimet dhe xhiron monetare. Një dokument i vitit 2005 për Bankën për Zgjidhjet Ndërkombëtare, përdorte idenë e Minskit në ndërtimin e një modeli sipas të cilit njerëzit i vlerësojnë pasuritë e tyre pasi kanë pësuar humbje. Në vitin 2010, Paul Krugman, një ekonomist që fitoi çmimin Nobel përfshiu konceptin e “momentit të Minskit” për të modeluar ndikimin e pakësimit të borxheve me anën e shitjes së aktiveve në ekonomi. Disa studiues testuan saktësinë e vëzhgimeve të Minskit në një diskutim të një punimi të vitit 2014 për Bankën e Finlandës  mbi raportet e borxhit ndaj xhiros. Ky raport u gjet si një tregues i dobishëm për menaxhimin e riskut sistematik.

  1. Një vogëlsi e papërshtatshme e së vërtetës.

Në Nigerinë e viteve 1960, e cila qeverisej nga emirët konservativë dhe shërbyesit e tyre civil britanikë të cilët nuk e pëlqenin biznesin, kishte shumë pak punonjës të kualifikuar. “Puna në Afrikë është më e keq paguara dhe më e shtrenjta në botë,” u ankua në këtë kohë Stolper. Ai arriti në përfundimin se Nigeria nuk ishte ende gati për industrinë e shkallës të gjerë.

Teorema që doli 20 vjet më parë në një punim të përbashkët, me Pol Samuelson, një nga mendimtarët më të famshëm të fushës, hodhi dritë në një subjekt të vjetër: marrëdhënia mes tarifave dhe pagave. Fama dhe ndikimi i saj u përhapën gjerësisht, në të gjithë botën me vdekjen e tij, në vitin 2002, në moshën 89 vjeçare.

Tregtia e lirë me vendet me paga të ulëta mund të dëmtonte punëtorët në një vend me paga të larta. Ata theksuan se puna e paguar keq nuk është domosdoshmërisht e lirë, sepse pagat e ulëta shpesh pasqyrojnë produktivitetin e ulët.

David Ricardo tregoi në 1817 se një vend mund të përfitonte nga tregtia edhe nëse bën gjithçka më mirë se sa fqinjët e saj. Një vend që bën më mirë çdo gjë do të vazhdojë të bëjë “më mirë”diçka. Duhet pra të përqendroheni në atë, tregon Ricardo, duke importuar atë që fqinjët e saj bëjnë ” së paku më keq”.

Në modelin e Ricardos, e njëjta industri mund të kërkojë më shumë punë në një vend sesa në një tjetër. Dallime të tilla në kërkesat për punë janë një motivim për tregtinë. Në modelin e ndërtuar nga Eli Heckscher dhe studentët e tij në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, tregtia i lejon vendet si Amerika të kursejnë në punë, duke u përqendruar në aktivitete intensive me kapitalin që e bëjnë atë t’i përdorë pak burimet e saj. Industritë që kërkojnë sasi të mëdha krahësh pune mund t’u lihen të huajve.

Ishte mjaft e mundur që tregtia e lirë të reduktonte pjesën e punëtorëve në të ardhurat kombëtare. Por meqë tregtia do të zgjeronte gjithashtu të ardhurat, ajo duhet t’u linte atyre më shumë para. Për më tepër, nëse konkurrenca e huaj është në depresion dhe paga “nominale” bie, kjo gjithashtu do të reduktonte çmimin e mallrave të importit. Në varësi nga modelet e tyre të konsumit, dhe blerjet e punëtorëve atëherë fuqia e tyre blerëse mund të rritet, edhe nëse paga e tyre bie.

Hipotezat e punës.

Puna, ndryshe nga shumë burime të tjera prodhuese, kërkohet në çdo industri. Nëse tregtia lejon një industri të zgjerohet dhe e detyron një tjetër të kontraktohet, punëtorët e rinj thjesht do të migrojnë drejt industrive që lulëzojnë dhe i kthejnë kurrizin sektorëve të perënduar.

Stopler dhe Samuelson punuan së pari me një shembull të thjeshtë: një ekonomi e vogël me kapital të bollshëm (ose tokë), por me forca pune të pakta. Kjo ekonomi prodhonte vetëm ora dore dhe grurë. Supozojmë se, prodhimi i orëve të dorës përfiton nga një tarifë prej 10%. Kur tarifa shfuqizohet, çmimet e këtij produkti bien me një shumë të ngjashme. Industria, e cila nuk mund të arrijë pikën e thyerjes, fillon të pushojë punëtorët nga puna. Kur njerëzit  zhvendosen, çfarë ndodh me pagat dhe qiratë e tokës? Një laik mund të supozojë që të dyja bien me nga 10%, duke i kthyer fitimin prodhuesve të orëve të dorës. Një laik i mençur mund të mendojë në vend të kësaj se qiratë do të bien me më pak se pagat, sepse tkurrja e prodhimit të orëve do të lëshojë më shumë punë se tokë.

Të dyja përgjigjet do të ishin të gabuara, sepse të dyja injorojnë atë që po ndodh në pjesën tjetër të ekonomisë. Në veçanti, çmimet e grurit nuk kanë rënë. Kështu nëse pagat dhe qiratë bien, atëherë kultivimi i grurit do të bëhet jashtëzakonisht fitimprurës dhe do të zgjerohet. Për pasojë ata do kërkojnë më shumë tokë se sa punëtorë sepse zgjerimi ushtron më shumë presion tek qiratë se sa tek pagat.

Në të njëjtën kohë, kontraktimi i industrisë të prodhimit të orëve ushtron më shumë presion për rënien e pagave se sa mbi qiratë. Në këto shtytje dhe tërheqje midis dy industrive, pagat bien në mënyrë joproporcionale më shumë se 10% – ndërkohë qiratë, paradoksalisht, rriten pak. Ky kombinim i çmimit paksa të rritur të Tokës dhe çmimit shumë më të lirë të punës rikuperon dhe ndal tkurrjen në prodhimin e orëve dhe zgjerimin e prodhimit të grurit të fermerëve.

Një mundësi është ndarja e punëtorëve në dy pjesë në të aftë dhe të pakualifikuar. Meqë globalizimi ka avancuar, punëtorët me arsim të lartë kanë përfituar rritje më të shpejta pagash se bashkatdhetarët e tyre më pak të arsimuar, shumë prej të cilëve kanë vuajtur stanjacionin e të ardhurave reale. Globalizimi ka dëmtuar “Faktorin” e punës së pakualifikuar dhe ndihmoi të shkolluarit.

Teorema nuk mund të shpjegojë pse punëtorët e kualifikuar kanë pasur sukses edhe në vendet në zhvillim, ku nuk ka shumë si ata. Supozimi i saj se çdo vend prodhon gjithçka si orët e dorës dhe grurin mund të zmadhojë gjithashtu rreziqet e tregtisë. Në realitet, vendet do të importojnë disa gjëra që nuk prodhojnë më dhe të tjera gjëra që ata nuk i kanë prodhuar kurrë. Importi nuk mund të dëmtojë një  industri vendase që nuk ka ekzistuar kurrë dhe as industritë e vdekura.

Disa nga supozimet e tjera të teoremës janë gjithashtu të diskutueshme psh supozimi se punëtorët do të lëvizin lirisht nga një industri në tjetrën. Falë globalizimit, mallrat tani lëvizin lehtë përtej kufijve. Por punëtorët lëvizin me vështirësi edhe brenda tyre.

Brohoritja për teoremen Stolper-Samuelson nuk ishte e menjëhershme apo universale. Punimi origjinal u refuzua nga Rishikimi Ekonomik Amerikan, redaktorët e të cilit e përshkruan atë si “një studim shumë të ngushtë në një “Teori formale “. Edhe vetë Samuelson e trajtoi me kujdes propozimin e këtij teksti.

Pasi u pa se tregtia e lirë do e përkeqësonte gjendjen e punëtorëve amerikanë, ai shtoi një paralajmërim të shëndetshëm: “Edhe pse ju e pranoni këtë punim si një mundësi të vogël teorike, shumica e ekonomistëve janë ende të prirur të mendojnë strukturën e saj si të vërtetë që tejkalohet nga të tjera konsiderata më reale, “shkroi ai.

  1. Ku ndalon dollari? Stimuli fiskal, një ide e mbështetur nga John Maynard Keynes, ka dalë jashtë mode.

Në kulmin e krizës së euros, Banka Qendrore Evropiane ofroi një paketë me shkurtime buxhetore për të shmangur katastrofën. Disa ekonomistë argumentojnë se shkurtimet e dhimbshme të buxhetit ishin një nevojë e fatkeqe. Të tjerë thanë se shkurtimet mund të rezultojnë kundërproduktive, duke ulur rritjen dhe rrjedhimisht të ardhurat për qeverinë, duke lënë vendet e prekura edhe më të varfëra dhe më të varura nga borxhet.

Ideja e mulltiplikatorit erdhi nga argumenti i fortë se si t’i përgjigjemi Depresionit të Madh. Në vitet 1920, Britania ishte zhytur në një rënie ekonomike. Lufta e Parë Botërore i kishte lënë çmimet të rriteshin dhe poundin të dobësohej.

Besohej se shpenzimet publike, të financuara përmes huamarrjes, nuk do të nxisnin aktivitetin e përgjithshëm ekonomik sepse oferta e kursimeve në një ekonomi, në dispozicion për huamarrje, është e fiksuar. Nëse qeveria do të donte kapital për shembull, për të ndërtuar rrugë të reja thjesht do privonte firmat private nga e njëjta shumë parash. Shpenzime më të larta dhe punësimi në një pjesë të ekonomisë do të binte në kurriz të një sektori tjetër ekonomik.

Në vitin 1931 Baron Kahn, një ekonomist britanik, botoi një teori alternative sipas së cilës shpenzimet publike do të jepnin nxitës primar nga shpenzimet e drejtpërdrejta, por gjithashtu edhe “pasoja të dobishme”. Nëse ndërtimi i rrugëve, do i nxjerrë punëtorët nga ndihma ekonomike dhe do bëjë të mundur rritjen e shpenzimeve të tyre. Ai argumentoi, atëherë si pasojë e kësaj mund të ketë një rritje të qëndrueshme të punësimit total.

Puna e Kahn ishte në përputhje me mendimin e Kejnsit, i cili po punonte për atë që do të bëhej kryevepra e tij, “Teoria e Pergjithshme e Punësimit, Interesi dhe Paraja”. Në të, Kejnsi sqaroi se si mund të funksionojë koeficienti, dhe si mund t’i mundësojë ai një qeverie që ta rimëkëmbë ekonominë e dobët pas një krize.

Kejnsi këshilloi qeverinë gjatë luftës së parë botërore dhe mori pjesë në konferencën për paqen në Versajë, e cila përfundoi me ndëshkimin e Gjermanisë për dëmet e bëra. Përvoja qe dëshpëruese për Kejnsin, i cili shkroi një numër esesh të ashpra në vitin 1920, duke vënë në dukje rreziqet e marrëveshjes dhe të sistemit ekonomik të pasluftës më në përgjithësi.

Kejnsi mendonte se ka një “efekt shumëfishues” nga ndryshimi në shpenzimet e investimeve. Një shumë e vogël të hollash e shpenzuar më shumë nga qeveria, do të shtonte direkt prodhimin e një vendi (dhe të ardhurat e tij). Në fillim, këto para do të shkonin tek kontraktorët, furnizuesit, nëpunësit civilë ose marrësit e ndihmës sociale. Ata, nga ana tjetër, do të shpenzonin të ardhurat shtesë. Përfituesit e shpenzimeve gjithashtu do të hidhnin pak më tepër para, duke shtuar akoma më shumë aktivitetin ekonomik, dhe kështu me radhë. Si pasojë e shkurtimeve qeveritare edhe efektet e këqia do të shumëfishoheshin në të njëjtën mënyrë.

Ai mbështetej në një nevojë sipas së cilës njerëzit duan të kenë ca para në duar nëse është e mundur, në rast emergjence. Por në një botë ku të gjithë përpiqen të mbajnë më shumë para, shpenzimet e ulura, zvogëlojnë prodhimin dhe të ardhurat, duke përkeqësuar gjendjen e njerëzve.

Në këtë botë, ulja e normave të interest për të stimuluar rritjen ekonomike nuk ndihmon shumë. Ato as nuk ndihmojnë shumë rritjen e huamarrjes së qeverisë, duke gllabëruar kursimet. Shpenzimet e qeverisë për të nxitur ekonominë mund të gjenerojnë një rritje të madhe të punësimit për vetëm një rritje të papërfillshme në normat e interesit.

Arsyetimi i Kejnsit u konfirmua nga ndikimin ekonomik i një rritjeje në shpenzimet e bëra gjatë luftës së dytë nga qeveri të ndryshme. Shpenzimet masive ushtarake në Britani dhe Amerikë kontribuan në rritjen ekonomike të këtyre dy vendeve.

Ekonomistët e tjerë e vazhduan aty ku e la Kejnsi. Alvin Hansen dhe Paul Samuelson ndërtuan ekuacione për të parashikuar se si rritja ose rënia e shpenzimeve në një pjesë të ekonomisë do të përhapej në të gjithë ekonominë. Qeveritë morën si të mirëqenë se menaxhimi ekonomik i kërkesës ishte përgjegjësia e tyre. Nga 1960 -ta fitorja intelektuale e Kejnsit u duk e plotë. Në një shkrim në revistën Time, të botuar në vitin 1965, Milton Friedman deklaroi se: “Ne jemi të gjithë Keynesianist tani.”

Por konsensusi Kejnsianist u thye në vitet 1970. Dominimi i saj u dobësua nga idetë e vetë Fridmanit, të cilat i lidhën ndryshimet në ciklin e biznesit me një rritje (ose rënie) në ofertën e parasë. Shumëzuesi kejnsianist nuk ishte i nevojshëm për të mbajtur një ekonomi në rrugën e duhur. Në vend të kësaj, qeveritë thjesht duhej të ndjekin një politikë të rritjes së qëndrueshme të parasë.

Një sfidë edhe më e madhe erdhi nga shfaqja e “pritjeve racionale”, një shkollë ekonomike, e udhëhequr nga Robert Lucas. Sipas tyre duhet kuptuar që huamarrja e qeverive përfundimisht duhet të paguhet, dhe ky stimul i sotëm do të kërkonte taksa më të larta nesër. Prandaj taksa paguesit duhet të kursejnë të ardhurat e fituara si rezultat i stimulit në mënyrë që të kenë më tepër para në dorë për të paguar fatura më të kripura në një të ardhme. Shumëzuesi i shpenzimeve qeveritare mund të shkojë drejt zeros, pasi çdo dollar ekstra është kompensuar pothuajse tërësisht nga rritja e kursimeve private.

Përvoja ekonomike e viteve 1970 duket se mbështeti kritikat e tyre për Kejnsin: qeveritë u përpoqën të nxisin ekonomitë me anë e stimujve fiskal dhe monetar, vetëm për të konstatuar se inflacioni dhe normat e interesit u rritën edhe pse papunësia mbeti e lartë. Ekonomistët e shkollës “ujërat e freskët” për shkak të liqeneve të Miçigamit, shpallën fitoren. Në një artikull të botuar në vitin 1979 dhe me titull “Pas Ekonomisë Kejnesianiste”, shkrhej se të metat në modelin Keynesian ishin “fatale” ato nuk kishin vlerë në udhëheqjen e politikës”. Këto sulme, nga ana tjetër, nxitën shfaqja e “Kejnesianistëve të Rinj” të cilët ruajtën besimin se recesionet ishin dështime të tregut që mund të fiksoheshin përmes ndërhyrjeve qeveritare.

Megjithatë, në Japoni që nga vitet 1990, dhe në shumicën e vendeve të botës së pasur që nga recesioni që pasoi krizën globale financiare, ulja e normave të interesit në zero ka treguar se ishte një masë joadekuate për të ringjallur ekonomitë e lodhura. Shumë qeveri iu kthyen stimujve fiskalë për të rimëkëmbur ekonomitë e tyre. Në Amerikë administrata e Barak Obamës arriti të siguronte një paketë stimuluese me vlerë mbi 800 miliardë dollarë.

Ashtu si shumë politikëbërës që mbeten të angazhuar për konsolidimin fiskal, shumica e ekonomistëve tani argumentojnë se stimuli fiskal nuk është i mjaftueshëm dhe ka qenë një ndër dështimet më të mëdhaja të epokës pas krizës. Kjo ka goditur ashpërsisht rritjen ekonomike, duke çuar në nivele të borxhit publik që janë më të larta se ato që do të kishin qenë sikur stimujt entuziastë të qenë përdorur për të ringjallur ekonominë. Dekada pas konceptimit të saj, shumëzuesi i Kejnsit mbetet i rëndësishëm, dhe njëherësh i diskutueshëm, si gjithmonë.

  1. Depërtimi në burg. Teoria e lojës. Ekuilibri i Nash-it.

JOHN NASH erdhi në Universitetin Princeton në vitin 1948 për të filluar doktoraturën e tij me një rekomandim prej vetëm një fjalie: “Ai është matematikan gjenial”. Ai nuk zhgënjeu. Në moshën 19 vjeçare ai ishte një i sapo diplomuar në kursin e ekonomisë. Në 14 muajt e parë pasi mbrojti doktoraturën ai prodhoi punën që do të përfundonte, në vitin 1994, duke i dhënë atij një çmim Nobel në ekonomi për kontributin e tij në teorinë e lojës.

Më 16 Nëntor 1949, Nash dërgoi një shënim jo më shumë se një faqe në Akademinë Kombëtare të Shkencave, në të cilën ai paraqiti konceptin që atëherë u bë i njohur si ” ekuilibri i Nash-it”. Ky koncept përshkruan një stabilitet që rezulton ngaqë njerëzit ose institucionet bëjnë zgjedhje racionale bazuar në atë që ata mendojnë se edhe të tjerët do të bëjnë. Në ekuilibrin e Nash-it, askush nuk mund të përmirësojë situatën e tyre duke ndryshuar strategjinë: çdo person po bën po aq sa edhe të tjerët munden, edhe nëse kjo nuk do të thotë një rezultat optimal për shoqërinë.

Në tregjet konkurruese, ku nuk ka pengesa për hyrjen dhe produktet e të gjithëve janë identike, asnjë individ nuk mund të ndikojë në treg. Por shumica e tregjeve nuk janë kështu: vendimet e rivalëve dhe konsumatorët kanë shumë rëndësi.

Një shembull i veçantë që smbolizon këtë ekuilibër është dilema e të burgosurit. Ai përfshin në lojë dy gangsterë në qeli të veçanta burgu. Nëse ata të dy rrëfejnë, ata do të dënohen me dhjetë vjet burg. Nëse njëri nuk tregon, ndërsa të tjerët spiunojnë, atëherë spiunët do të shpërblehen, ndërsa ata do të kalonin gjithë jetën në burg. Nëse të dy nuk flasin, atëherë secili do të përballen me një dënim të vogël, një vit burg. Ekziston vetëm një zgjidhje e ekuilibrit Nashit për dilemën e të burgosurit: të dy rrëfejnë. Secili ka një përgjigje ndaj strategjisë së të tjerëve. Pasi të tjerët mund të kenë folur, spiunimi e shmang burgimin e përjetshëm. Nëse ata do të mund të koordinonin strategjitë e tyre, për ta do të bëhej më mirë. Shembulli ilustron se çfarë është më e mira për një individ mund të jetë katastrofike për grupin.

Ideja e Nashit kishte precedentë. Në 1838 August Cournot, një ekonomist francez, teorizoj se në një treg me vetëm dy kompani konkurruese, secila do të shihte disavantazhet e ndjekjes së pjesës së tregut nga rritja e prodhimit, kjo do sillte çmime më të ulëta dhe fitime më të vogla. Padashur Cournot kishte ngecur në një shembull të ekuilibrit të Nashit. Çdo firmë do të vendoste nivelet e prodhimit bazuar në strategjinë e konkurrentit të saj dhe konsumatorët, megjithatë, do të përfundonte me më pak personel dhe çmime më të larta se sa në një treg ku të mbizotëronte konkurrenca.

Një tjetër pionier i teorisë së lojës ishte John von Neumann, një matematikan hungarez. Në 1928, vit kur lindi Nashi, von Neumann përshkroi të parën teori formale të lojërave, duke treguar se në një lojë me shumë zero për dy persona, gjithmonë do të kishte një ekuilibër.

Sistemi spitalor amerikan, në vitet 1940 ishte në një ekuilibër të keq të Nash-it. Çdo spital donte të rrëmbente studentët më të mirë, të paktë në numër për shkak të luftës. Për ta bërë një gjë të tillë spitalet u detyruan të hynin në një garë në të cilën ata dërgonin oferta për kandidatët premtues gjithmonë e më herët. Spitaleve iu duhej të punësonin studentët para se ata të kishin marrë të gjitha provimet e tyre.

Problemi u zgjidh vetëm pas dekadash, nga një mekanizëm i dizenjuar në vitet 1990 nga Elliott Peranson dhe Alvin Roth (të cilët më vonë fituan çmimin Nobel në ekonomi). Sot studentët paraqesin preferencat e tyre dhe emërohen në bazë të një algoritmi i cili siguron që asnjë student të mos ndryshojë preferencat e tyre të deklaruara dhe të dërgohen në një spital më të dëshirueshëm nëse edhe spitalet do të donin t’i merrnin ato. Sistemi shfrytëzon pikërisht ekuilibrin e Nash-it.

Aplikime të tjera të kësaj teorie përfshijnë ankandin e qeverisë britanike për dhënien e licensave për telekomin celular 3G në vitin 2000. Duke përdorur disa nga njohuritë e Ekuilibrit të Nash-it, u mblodh  një shumë e mirë prej £ 22.5 miliardë (35.4 miliardë dollarë) – edhe pse disa nga aksionerët e ofertuesve ishin më pak të kënaqur me rezultatin.

Njohuritë e Nash-it gjithashtu ndihmuan për të shpjeguar arsyen se pse të shtosh një rrugë në një rrjet transporti mund ta zgjasë kohën e udhëtimit. Shoferët e interesuar në zgjedhjen e rrugës më të shpejtë nuk marrin parasysh efektin e tyre në zgjatjen e kohës së udhëtimit të të tjerëve, dhe kështu që ata e bllokojnë rrugën e re. Një studim i botuar në vitin 2008 gjeti shtatë lidhje rrugore në Londër dhe 12 në Nju Jork, ku mbyllja e të cilave mund të lehtësonte fluksin e trafikut.

Ekuilibri i Nashit nuk do të kishte arritur statusin e tij të tanishëm pa disa përmirësime në idenë origjinale. Së pari, në shumë situata, ka më shumë se një ekuilibër të mundshëm. Shoferët zgjedhin se në cilën anë të rrugës të ecin si përgjigja më e mirë ndaj sjelljes së shoferëve tjerë – në varësi të faktit se ku jetojnë; ata rrinë në anën e majtë të rrugës në Britani, por në të djathtë në Amerikë. Shumë nga zhgënjimet e ekonomistëve të algjebrës, kërkonin njohuri të normave dhe shprehive shoqërore. Vetëm teorema e Nashit nuk mjaftonte.

Një përpunim i dytë përfshinte konsideratat pikërisht për kërcënime jo të besueshme. Nëse një i ri kërcënon të largohet dhe nëse nëna e tij nuk ia jep telefonin celular pasi ia ka marrë më parë, atëherë ekziston një ekuilibër i Nashit kur ajo ia jep atë atij. Por Reinhard Selten, një ekonomist gjerman i cili ndau në vitin 1994 çmimin Nobel me Nash-in dhe John Harsanyi, argumentoi se ky nuk është një rezultat i besueshëm. Nëna duhet ta dijë se kërcënimi i fëmijës së saj është i kotë dhe sado tragjike të jetë humbja e një telefoni, një natë e kaluar jashtë në rrugë do të ishte më keq. Ajo duhet thjesht t’ia konfiskojë telefonin, duke e detyruar djalin e saj të përqëndrohet në detyrat e shtëpisë së tij.

Një problem tjetër vazhdoi të qëndronte. Fuqia parashikuese e ekuilibrit të Nashit mbështetet në sjelljen racionale. Në eksperimentet që përsërisin konfigurimin e dilemsë së të burgosurit, vetëm gjysma e njerëzve zgjodhën të rrëfejnë. Për ekonomistët të cilët kishin integruar racionalitetin (përfshirë Nash-in) në modelet e tyre, kjo ishte problematike. Ҫfarë rëndësie ka vendosja e nxitësve të mirë, nëse njerëzit nuk ndjekin interesin e tyre më të mirë?

Sidoqoftë, ekuilibri i Nashit lëvdohet se ka luajtur një rol qendror në mikroekonominë moderne. Nash vdiq në një aksident më 2015.

  1. Trilema Mundell-Fleming

Trilemma e politikave, e njohur edhe si triniteti i pamundur apo i paqëndrueshëm, thotë se një vendi i duhet të zgjedhë midis lëvizshmërisë së kapitalit, menaxhimin e kursit të këmbimit dhe autonomisë monetare. Vetëm dy prej tyre të trejave janë të mundshme.

Për të kuptuar trilemën, imagjinoni një vendi që fikson kursin e këmbimit të tij përkundrejt dollarit amerikan dhe është gjithashtu i hapur ndaj kapitalit të huaj. Nëse banka e saj qëndrore përcakton normat e interesat mbi ato norma të vendosura nga Rezerva Federale, kapitali i huaj në kërkim të kthimeve më të larta do të vërshojë aty. Këto hyrje do të rrisin kërkesën për monedhën vendase; përfundimisht lidhja me dollarin do të thyehej. Nëse normat e interest janë më të ulëta se ato në Amerikë, kapitali do të largohet nga ky vend dhe vlera e monedhës do të binte.

Vendet e euros kanë zgjedhur një kurs këmbimi fiks dhe një varësi totale të politikës monetare nga BQE. Edhe para euros ato ishin të detyruara të ndiqnin politikën monetare të fuqisë më të madhe monetare në rajon, të Gjermanisë. Presidenti i BQ-së Gjermane i cili u bë edhe presidenti I BQE-së iu vu nofka zoti “15 minutshi”, kjo për shkak të shpejtësisë me të cilën ai adaptoi politikën monetare të Gjermanisë si politikë monetare të bllokut evropian. Kjo robëri tolerohet nga Hollanda psh sepse tregtia e këtij vendi është e lidhur pazgjidhmërisht me Gjermaninë dhe kushtet e biznesit hollandez luhaten në varësi të atyre gjerman.

Ndërsa për vende si Spanja dhe Greqia që ciklet e bizneseve nuk kanë asnjë lidhje me Gjermaninë robëria monetare dhe mungesa e opsionit për zhvlerësimin e monedhës apo e rritjes së normave të interest ka pasur një kosto shumë të madhe në përballimin e krizës.

Ky model u njoh me këtë emër për nder të punës kërkimore të Robert Mundell një teoricien i shkëlqyer kanadez në fushën e tregtisë dhe Marcus Fleming një ekonomist britanik i FMN-së në fillim të viteve 1960. Z. Mundell tregoi në një punim të tij në vitin 1963 se politika monetare qe joefektive në kushtet kur kemi një lëvizshmëri të plotë të kapitalit dhe një kurs këmbimi të fiksuar. Edhe puna e Flemingut kishte të njëjtin rezultat.

Kjo teori nuk u bëri përshtypje ekonomistëve të kohës për shkak se rrjedhja e kapitaleve në atë kohë qe e pakët dhe veç kësaj kurset e këmbimit ishin fiksuar në raport me dollarin Amerkan në bazë të marrëveshjes së Bretton Wood-it, në New Hampshire, në vitin e largët 1944. U desh thyerja e kësaj marrëveshjeje në vitet 1970 që teoria në fjalë të fitonte rëndësinë e duhur.

Maturinë e këtij modeli e vërteton edhe Kejnsi në librin e tij të botuar në vitin 1930 “Traktati i Parasë”,  ku thotë se egziston një tension i paevitueshëm në sistemin monetar që i detyron kapitalet të lëvizin në kërkim të një kthimi sa më të lartë.

Në dekadat e pas luftës një mjedis kaq i lëvizshëm i kapitaleve qe i paimagjinueshëm për ekonomistët e kohës. Kalimi i kapitaleve përmes kufijve rregullohej me anë të marrëveshjeve dhe nga kujdesi i vetë investitorëve. Kanadaja qe një përjashtim për arsye se kishte një kërkesë në rritje për to por edhe se investitorët amerikanë nuk shikonin ndonjë problem në depozitimin e parave në vendin fqinj. Si pasojë Kanadaja nuk mund ta lidhte monedhën e saj me dollarin amerikan pa e humbur kontrollin mbi politikën e saj monetare. Kështu dollari kanadez u lejua të kishte një kurs të lirë këmbimi nga viti 1950 – 1962.

Kur Mundell e fitoi çmimin Nobel në ekonomi z. Krugman e përshëndet dhe e quajti atë një çmim kanadez sepse Kanadaja qe vendi i parë që vërtetoi trilemën e tij. Një kontribut të qenësishëm në këtë teori e dha Helen Rey e cila në një seri punimesh arriti në përfundimin se një vend i cili është i hapur ndaj kapitalit dhe ka kurse luhatëse këmbëmi jo domosdoshmërisht gëzon autonomi monetare.

Analizat e saj filluan me vëzhgimin se çmimet e aktiveve me risk të lartë si psh aksionet apo obligacionet me normë të lartë kthimi priren të lëvizin krah për krah me disponishmërinë e kreditimit të bankave dhe me sasinë e kapitaleve të lëvizshme. Kjo bashkëlëvizje zj. Rey e lidhte me reflektimin e ciklit financiar që drejtohet nga oreksi i investitorëve për riskun. Ky cikël ndikohet sidomos nga politika monetare që drejtohet nga Rezerva Federale, një ulje e normave të interesit prej saj e bën më të lirë huamarrjen. Kjo çon në rritjen e vlerës së aktiveve globale duke bërë të mundur lulëzimin e koleteraleve përkundrejt huave të cilat ato sigurojnë. Përfundimi, kushtet e kreditimit lehtësohen.

Edhe e anasjellta është e vërtetë sipas zj. Rej, një rritje e normës së interesave nga FED rrit kreditë hipotekore dhe kjo jo vetëm në SHBA por edhe në Britani, Zelandëne e RE dhe në Kanada. Me fjalë të tjera politika monetare e zbatuar nga FED modelon kushtet e huadhënies në  vendet e pasura të cilat kanë kurs këmbimi jo fiks dhe BQ-të ndjekin një politikë monetare të pavarur.

Politika e trilemës konsiston në fakt në një dilemë që është një zgjedhje midis dy alternativash ose të jesh e hapur ndaj kapitalit ose të kontrollosh kushtet lokale financiare. Nëse një vend do të ruajë autonominë monetare ai duhet të duhet të marrë disa masa shtesë siç janë kontrolle të kapitaleve ose një rritje të kapitalit bazë për bankat e nivelit të dytë për të zbutur efektet e kreditimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY