RAPORTI/ Çako publikon shifrat: Ja sa policë u implikuan në trafikun e...

RAPORTI/ Çako publikon shifrat: Ja sa policë u implikuan në trafikun e kanabisit

71
0
Shares

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se nuk kanë qenë të pakta rastet e implikimit të punonjësve të policisë në trafikun e kanabisit. Gjatë mbledhjes raportuese në Zyrën Operacione të situatës në Kryeministri, ai pohoi se policia ka verifikuar 51 punonjës të saj, ndërsa ndaj 14 prej tyre janë marrë masa disiplinore me pezullim.
“Çdo polic ka marrë përgjegjësitë e veta për kontrollet. Punonjësit e policisë duhet të jenë shembull për të gjithë. Në kuadër të luftës kundër kanabisit janë kryer takime sensibilizuese me shoqërinë. Penalisht dhe administrativisht janë hetuar dhe verifikuar 51 punonjës policie për shkelje dhe 14 prej tyre janë ndëshkuar me masa disiplinore. Kemi kryer në bashkëpunim m Policinë italiane për monitorim nga ajri për evidentimin e parcelave me kanabis. Qarqet me risk më të lartë janëShkodra, Durrësi dhe Vlora.” – tha Çako.
Mes të tjerash Çako theksoi se këtë vit ka rënë kultivimi i kanabisit në vend, ndërsa janë evidentuar 157 vepra penale.
“Policia e Shtetit ka goditur 60 grupe kriminale të kultivimit, ndërsa vijon puna për parandalimin e kultivimit të kanabisit”,- përfundoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY