Ksamil, grabisin 10 milionë lekë në supermarket, ja provat që lënë pas

Ksamil, grabisin 10 milionë lekë në supermarket, ja provat që lënë pas

65
0
Shares

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një supernarket.
Burime nga policia thanë se, rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market” , në pronësi të 54-vjeçares K. A., banuese në Sarandë.
Autorët kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të rinj.
Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.
Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY