Greqi, shkatërrohet banda shqiptare, kryen 130 mijë euro vjedhje

Greqi, shkatërrohet banda shqiptare, kryen 130 mijë euro vjedhje

87
0
Shares

Shkatërrohet një bande me shqiptarë që kryente vjedhje nëpër banesa në Mykono të Greqisë.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 23, 23 dhe 28 vjeç, ndërsa një tjetër që është i akuzuar për ngritjen e grupit kriminal dhe bashkëpunëtor në grabitje si dhe me posedim droge është shpallur në kërkim. Grupi i shqiptarëve akuzohet për vjedhje të kryera në 9 raste, dhe shuma e materialeve të vjedhura prej tyre e tejkalon shifrën e 122.600 euro. Sipas burimeve policia greke ka identifikuar një shtëpi të braktisur në një zonë të ishullit e cila përdorej nga anëtarët e bandës si “bazë” e aktivitetit të paligjshëm. 3 prej tyre kur kanë kuptuar praninë e policëve u përpoqën për t’u larguar por nuk ia arritën, pasi u kapën nga policia.
Nga kontrolli në banesën e braktisur u gjetën makina të marra me qira që ata i përdornin për të kryer vjedhjet. U gjet gjithashtu edhe një sasi e vogël e kanabisi, u konfiskua një sasi e konsiderueshme parash dhe numrin e objekteve që rrjedhin nga vjedhjet.
Sipas burimeve policore greke banda kriminale në njëzetë ditët e fundit ka qenë e angazhuar në mënyrë sistematike për të kryer vjedhje nëpër banesa, duke vjedhur kryesisht vlera monetare, pajisje elektronike si ora dore, telefona celularë, laptopë, shumë kamera.
Nga hetimet e deritanishme të policisë mësohet se autorët e ndaluar kanë treguar për nëntë rastet e vjedhjeve. Shuma totale e vjedhjeve të kryera prej shqiptarëve të ndaluar llogaritet në më shumë se 122,600.00 euro./panorama.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY