FOTO/ Zbardhet ngjarja, ja si u grabit argjendaria në rrugën e “Dibrës”

FOTO/ Zbardhet ngjarja, ja si u grabit argjendaria në rrugën e “Dibrës”

103
0
Shares

Është zbardhur ngjarja e djeshme që ndodhi në rrugën e “Dibrës”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur pronari Vangjel Kashara.
Burime nga policia thanë se kanë ndaluar një person të dyshuar si autor i tentativës së vjedhjes me armë në rrugën e “Dibrës”.
Mëngjesin e djeshëm është tentuar të vidhet me armë një argjendari në rrugën e Dibrës, ku autori ka plagosur me armë zjarri, pronarin e saj, 28-vjeçari Vangjel Kashara, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Menjëherë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor i cili ka ngritur punën për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë e mundur zbardhja dhe domumentimi i ngjarjes.
Po si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale të kryera u bë kapja dhe ndalimi si autor i dyshuar i A. N., 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Kundërshtimi punonjësit të rendit publik” dhe “Moskallzim krimi”.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të tij për veprën penale “vjedhje me armë” dhe “plagosje e rëndë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY