EMRI & FOTO/ Vlorë, sekuestrohen 300 kg drogë, në pranga pronari

EMRI & FOTO/ Vlorë, sekuestrohen 300 kg drogë, në pranga pronari

60
0
Shares

Gjatë natës së kaluar janë sekuestruar 300 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Operacioni është bërë në fshatin Grabian të Vlorë, ku është arrestuar edhe pronari i sasisë së madhe të kanabisit.
Policia bën të ditur se në një ullishte u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 300 kilogramë.
Droga i përket Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY