EMRI & FOTO/ Durrës, arrestohet i shumëkërkuari në Itali, rrezikon 20 vjet...

EMRI & FOTO/ Durrës, arrestohet i shumëkërkuari në Itali, rrezikon 20 vjet burg

69
0
Shares
Dario Myftiu

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim  me Interpol dhe Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në vijim të punës së tyre për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të Dario Myftiu 38 vjeç,  banues në Durrës, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr. OCCC 9710/2015 -139/2017RGGIP, datë 06. 07. 2017, ka lëshuar Urdhrin e Arrestit për veprën penale, “Trafik droge”, parashikuar në nenet 81, të Kodit Penal Italian, dhe nenit 73 e 80 të ligjit “Mbi drogat”.
Maksimumi i dënimit që rrezikon Myftiu, është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY