Anët pozitive të personave të çrregullt, produktiviteti dhe guximi

Anët pozitive të personave të çrregullt, produktiviteti dhe guximi

73
0
Shares

Edhe pse personat e çrregullt shpesh karakterizohen si dembelë, shkencëtarët pohojnë se çrregullsia mund të jetë një shenjë e gjenialitetit kreativ prandaj mos u bëni merak nëse tavolina juaj është e mbushur me kalendarë, copa letre, filxhana të kafesë dhe gjëra të tjera.
Për ta dëshmuar se puna në rrëmujë është ndonjëherë shumë më produktive se sa puna në një mjedis të pastër dhe të punës, hulumtuesit në Universitetin e Minesotës kanë zbuluar se personave shumë kreativë u pëlqen hapësira kaotike e punës.
Rezultatet treguan se personat të cilët kanë punuar në zyre të çrregullta kishin ide shumë më interesante dhe kreative, transmeton Koha.net. Studimi gjithashtu zbuloi se personat që punojnë në tavolina të çrregullta kanë ide më të guximshme dhe ndërmarrin më shumë rreziqe, ndërsa ata që punojnë në tavolina të rregulluara kanë tendencë t’i ndjekin rregullat në mënyrë rigoroze.
“Mjedisi i çrregullt inspiron dhe frymëzon liri”, pohojnë hulumtuesit.
Ata kujtojnë se Albert Einstein, Thomas Edison dhe madje edhe Steve Jobs kanë punuar në mjedise të çrregullta.
“Nëse tavolina e çrregullt është shenjë e mendjes së çrregullt, çfarë duhet të mendojmë atëherë për tavolinën e zbrazët?” u tha Einstein punëtorëve të tij pasi që ata e kritikuan rrëmujën e tij.
Ideja se tavolina e pastër e nxitë produktivitetin u bë e popullarizuar në mesin e shekullit të njëzetë. Megjithatë, studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit e rregullt kanë shumë kualitete të punës si organizimi, besueshmëria dhe përpikëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY