Mijëra euro heroinë dhe kanabis kapen një fshat të Malësisë së Madhe

Mijëra euro heroinë dhe kanabis kapen një fshat të Malësisë së Madhe

70
0
Shares

Policia e Shkodrës goditi një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike duke kapur një sasi të madhe heroine dhe kanabisi.

Gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Bukoviç” u sekuestruan 4 kilogramë e 124 gramë  lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 32 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Drejtoria Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare  të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, që patrullojnë në vijën e gjelbër  është marrë  informacion  në rrugë operative  se në vendin e quajtur “Bukoviç”, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, rreth 100-150m larg kufirit të gjelbër, dy shtetas  po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare menjëherë janë vënë në ndjekje të tyre si dhe  kanë kërkuar mbështetje me forca të tjera ku është njoftuar edhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore  tëPolicisë Shkodër.

Dy shtetasit që po transportonin lëndën narkotike sapo kanë diktuar se po ndiqeshin nga Policia  kanë braktisur lëndën narkotike dhe duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së  Policisë.

Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje  dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë  Cannabis Sativa.

Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese  plastmasi me  lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.

Lënda narkotike  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë shpallur në kërkim dy të rinj nga Shkodra ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Po vijon puna për  kapjen dhe  vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Krimeve të Rënda  Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY