FOTO/ Vlorë, tragjedia në Zvërnec, flet policia

FOTO/ Vlorë, tragjedia në Zvërnec, flet policia

379
0
Shares

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Portonovës në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Dy vajza dhe një djalë janë mbytur në det. Vajzat janë nga Vlora dhe djali nga Maqedonia. Ky i fundit ishte futur në det që tu vinte në ndihmë vajzave, që po rrezikonin të mbyteshin.
Por fatkeqësisht ata janë mbytur të tre.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshin të mbyteshin në ujë 2 shtetas.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.
Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur.
Po punon për identitetet e tyre të plota. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ka arritur në 6 numri i viktimave në Vlorë përgjatë këtij sezoni turistik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY