EMRAT/ Vlorë, sekuestrimi i 15 ton kanabis, arrestohen 9 persona, mes tyre...

EMRAT/ Vlorë, sekuestrimi i 15 ton kanabis, arrestohen 9 persona, mes tyre 2 policë

93
0
Shares

Në kuadër të një hetimi tërësisht policor, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë të mundur goditjen e një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të fshehur në 3 banesa në fshatin Llakatund të Vlorës.
Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-n e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së.
Si rezultat i veprimeve të kryera në mënyrë të mirëorganizuar është bërë ndërhyrja nëpër banesat e sinjalizuara nga informacionet policore që dyshohej se në këto banesa mund të kishte lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, duke qenë se hetimi nxorri se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, veprimet proçeduriale për punonjësit e Policisë janë kryer në bashkëpunim me SHÇBA për arrestimin e tyre.
Nga kontrolli i ushtruar në këto banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj. Është konstatuar një bazë e gjërë materiale si; 3- presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj,,, të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë duke i dhënë formën e çokollatës etj. Janë sekuestruar 5 armë zjarri Automatik Kallashnikov.
Janë bllokuar dhe sekuestruar 4 automjete: ML-Benz, Mitsubishi, Jeep dhe Furgon.
Gjatë operacionit është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie, konkretisht:
Në banesën e Inspektorit të Policisë Lirim Lamaj, në oborr u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 270 bimë të mbjella, të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e menjëhershme intensive, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhjetëra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari, si më poshtë:
1- Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.
2- Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3- Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
4- Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.
5- Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
6- Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
(Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).
7- Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I’u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).
8- Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
9- Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
(Babë e birë, i’u është gjetur një pjesë e lëndës narkotike në banesën e tyre në fshatin Drithas).
Vijojnë veprimet proceduriale në lidhje me peshimin e lëndës narkotike deri në përcaktimin e saktë të peshës së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY