VIDEO/ Itali, zbulohen pamjet, ja si komunikonin trafikuesit me njëri-tjetrin

VIDEO/ Itali, zbulohen pamjet, ja si komunikonin trafikuesit me njëri-tjetrin

162
0
Shares

Janë zbardhur detaje në lidhje me operacionin policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 3 qytete italiane, si Milano, Komo dhe Monza e ku në pranga janë vendosur disa shqiptarë dhe italianë.
Shqiptarëve u është kapur një sasi prej 800 kilogramësh marijuanë dhe 3 kilogramë kokainë.
Por jo vetëm kaq. Atyre u janë gjetur dhe armë.
Policia italiane ka zbardhur mesditën e sotme edhe disa detaje në lidhje me aksionin, si emra, përgjime të realizuara dhe ka bërë publike pamjet e operacionit.
Dy prej shqiptarëve që janë identifikuar janë Bledar Bejleri, i cili duket se është koka e grupit dhe Bujar Xhezo, një prej korrierëve të kësaj organizate të trafikut të drogës.
Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Sperem’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY