FOTO LAJM/ Edi Rama me atlete, por pa projekte në Trieste

FOTO LAJM/ Edi Rama me atlete, por pa projekte në Trieste

209
0
Shares

Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të disatën herë, ka tentuar që dështimet e tij ndërkombëtare ti mbulojë me zhurmën e provokuar me veshjen e tij, me shpresën se kështu mund të duket edhe “interesant” përballë homologëve të tij.
Këtë ka bërë edhe së fundmi në Trieste, ku ai u shfaq me një palë atlete “Adidas”, për të takuar sot homologun maqedonas, Zoran Zaev.
Ndërsa 3 vjet nga Konferenca e Berlinit, në samitin i Triestes i cili do të merret pikërisht me këto tema…

1) vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike;

2) zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal;

3) si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile.

pritej që Rama me njerëzit e tij të përgatisin e prezantoheshin me ndonjë projekt të mundshëm infrastrukturor, që të mund të financohej nga BE, kryeministri shqiptar nuk bën këtë, por ndërron tutat e fushatës elektorale pa program me atletet “Adidas”… Shkurt prezantohet si një “Play Boy”, pa asnjë projekt
Qeveria shqiptare është e vetmja që shkon pa asnjë projekt të infrastrukturës në këtë Samit.
Brukseli do të shkojë me oferta të reja për financim të projekteve në rajon, ku Shqipëria renditet vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY