Belind Këlliçi: Demokratët janë të zgjuar, do të ringrihen

Belind Këlliçi: Demokratët janë të zgjuar, do të ringrihen

61
0
Shares

I ftuar në studion e Ora Neës, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se demokratët mund të ringrihen por kane nevojë për një analizë të plotë.
Ai deklaroi se ka tentativa për ta përçarë dhe sunduar këtë parti, pa dhënë detaje se si.
“Jam i bindur që që në garën time kur kam garuar për kryetar të Forumit Rinor, kam qenë i bindur se ekziston një axhendë për ta përçarë dhe për ta sunduar më mirë PD-në. Jam i bindur që demokratët janë të zgjuar dhe do të dinë të bashkohen dhe të mos hedhin baltë të pamerituar qoftë edhe ndaj anëtarit më të thjeshtë. Kemi pasur dhjetëra të rinj që janë arrestuar. Kemi pasur të rinj që janë dënuar. Ai që ka në agjendë përçarjen dhe shkatërrimin e strukturave të PD-së, nuk e do Partinë Demokratike dhe i shërben Edi Ramës”, tha Këllici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY