Dhunimi i deputetit, policia jep detaje: Ja kush e sulmoi

Dhunimi i deputetit, policia jep detaje: Ja kush e sulmoi

89
0
Shares

Policia ka dhënë detaje rreth dhunimit të deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, në qytetin e Burrelit.

NJOFTIMI I POLICISË
Sot është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi Demir Çupi, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit Demir Çupi, në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :
D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY