DENONCIMI/ Durrësi vuan nga mungesa e ujit, mediat heshtin

DENONCIMI/ Durrësi vuan nga mungesa e ujit, mediat heshtin

116
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar disa media që sipas tij censurojnë faktin që në shumë lagje të qytetit bregdetar të Durrësit mungon uji I pishëm.
Nëpërmjet Facebook, Berisha publikoi mesazhin e një qytetari, i cili thekson se Durrësi, edhe pse në kohë sezoni turistik, vuan mungesën e ujit. Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, problematike ngelet situata në lagjen nr.2 dhe nr.3.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
– Durresi turizem pa uje,
– mediat censurojne lajmin! sb
“Doktor pershendetje!
Ju shkruaj per te denocuar mungesen e furnizimit me uje te pijshem ne disa prej lagjeve te qendres se Durresit, konkretisht lagja Nr.2 dhe Nr.3 te ketij qytetit. Por edhe ne zonen e plazhit situata eshte mese e renduar.
Kjo situate ku uji i pijshem vjen vetem nje ore ne dite e sigurisht qe eshte totalisht i pamjaftueshem, po ben gati nje muaj qe eshte prezente. Ajo qe te ben me shume pershtypje perpos tmerrit te mungeses se nje elementi jetik sic eshte uji, eshte fakti qe asnje prej televizioneve nuk ka bere nje kronike per ta ngritur ne kuadrin e nje denoncimi publik.
Ne fakt, i nderuar doktor kete sms duhet tja kisha derguar kryeministrit, por ai te vetmen gje qe te lejon ne profilin e tij ne fcb eshte te besh llogje neper komente.
Respekte!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY