Po vjen periudha përvëluese, flasin sinoptikanët: Ja kur arrin maksimumi i temperaturave

Po vjen periudha përvëluese, flasin sinoptikanët: Ja kur arrin maksimumi i temperaturave

76
0
Shares

Meteoalb ka parashikuar ardhjen e një periudhe përvëluese.
Sipas tij, parashikohet renie e temperaturave gjate pjeses se dyte dhe fundjaven e javes tjeter.
“Territori shqiptar do te mbetet nen ndikimin e masave ajrore te nxehta e te thata nga Veriu i Afrikes deri ne mesin e javes tjeter duke diktuar ne territor mot kryesisht te kthjellet dhe temperatura shume te larta, maksimalisht deri ne 39 grade Celcius”- shkruan Meteoalb.
Kthjellimet do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat veriore ku gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe shiu, në ekstremin verior.
Pasditja mbetet me kthjellime në ultësiren perëndimore por kthjellime e vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37ºC.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
FUNDJAVE TE MBARE NGA METEOALB !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY