Lirohet nusja nga burgu, tërbohet vjehrra: Këtu nuk ka shtet, Elda duhet...

Lirohet nusja nga burgu, tërbohet vjehrra: Këtu nuk ka shtet, Elda duhet të merrte dënim maksimal

175
0
Shares

Është liruar Elda Tanushi nga burgu, pasi u akuzua se helmoi vjehrrën e saj.
Arjana Stafa, ka reaguar menjëherë pas këtij vendimi.
Ajo është shprehur se nusja e djlit duhet të merrte dënim maksimal, pasi ka kryer një veprim shumë të rëndë, që për pak sa nuk u kthye në tragjedi.
42-vjeçarja mohon akuzat e Eldës për abuzim nga vjehrri i saj. Ajo u shpreh dje se këto janë sajime të nuses dhe se nuk ka asnjë mundësi të ketë ndodhur diçka e tillë, duke qenë se gjatë gjithë kohës ka qenë në shtëpi.
“Nuk mund të ndodhte kjo. Burri ishte thuajse gjithë ditën jashtë, merrej me punët. Unë rrija gjithë kohës me nusen në shtëpi. Ajo e ka sajuar këtë. “Këtu nuk ka shtet. Nëse quhet shtet ligjor ky, atëherë nuk di çfarë të them. Ajo më helmoi, më çoi në djall dhe këta e lënë të lirë sikur të ketë bërë heroizëm. Çfarë provash donte gjykata më shumë, apo kur unë të kisha vdekur? Në vend që ajo të ishte në burg dhe të pendohej për veprimet që ka bërë, del nga burgu dhe na akuzon ne tani, sikur jemi ne fajtorë e jo ajo që donte të më helmonte”,- shprehet Arjana Stafa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY