FOTO & EMRI/ Durrës, arrestohet 45 vjeçari, i dënuar me 20 vjet...

FOTO & EMRI/ Durrës, arrestohet 45 vjeçari, i dënuar me 20 vjet burg në Itali

110
0
Shares

Është arrestuar një 45 vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të 45 vjeçarit Alket Hatija, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit në Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY