DETAJE/ Policia flet për zhdukjen e biznesmenit dhe ndihmësit të tij

DETAJE/ Policia flet për zhdukjen e biznesmenit dhe ndihmësit të tij

105
0
Shares

Rreth 3 ditë më parë janë paraqitur në komisariatin e Policisë Vlorë, familjarët e dy personave që rezultojnë të zhdukur.
Ata kanë deklaruar se Adriano Jaho 52 vjeç dhe Ariseld Maze, 28 vjeç, janë larguar nga Vlora më datë 3 korrik 2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit.
Dy të zhdukurit janë nisur për në Durrës me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip skaf, të cilin e kanë pasur të ankoruar dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë, në Vlorë.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

NJOFTIMI

Vlorë, Policia:
Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy
shtetasve të mëposhtëm:
A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.
A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY