FOTO/ Durrës, sherri mes grave, ja shkaku i ngjarjes

FOTO/ Durrës, sherri mes grave, ja shkaku i ngjarjes

74
0
Shares

Sherri i regjistruar një ditë më parë në zonën e plazhit në Durrës dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Më herët gjatë ditës, duke iu referuar informacionit zyrtar të policisë së Durrësit, u raportua për një sherr që ka pasur për protagoniste 4 femra, banuese në qytetin bregdetar. Gjatë konfliktit fizik ishin përdorur edhe mjetet e forta.
Ndërkohë, në redaksinë e DurrësLajm, një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje ka sjellë foto nga konflikti i përgjakshëm, që siç duket edhe nga fotot ekskluzive ka lënë të plagosur njërën prej grave, e cila ndodhet e shtruar në spital.
Sipas dëshmitarit, dy familjet e përfshira në sherrin e një dite më parë ziheshin prej kohësh për shkaqe pronësie.
Dje, dy prej grave që duken edhe në foto, me hunj në dorë, kanë goditur duke lënë të gjakosur njërën nga gratë e palës tjetër, që sipas dëshmitarit është shtetasja A.B.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, që mund të merrte përmasa edhe më tragjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY