CEZ/ Kreu i OSHEE 2 orë në gjykatë: Nuk e njoh Kastriot...

CEZ/ Kreu i OSHEE 2 orë në gjykatë: Nuk e njoh Kastriot Ismailaj!

129
0
Shares

Kreu i OSHE Ardian Çela për afro dy orë në cilësinë e dëshmitarit është përballur këtë të premte në gjykatën penale të Tiranës me të pandehurin e drejtësisë për mashtrim me rastin CEZ-DIA Kastriot Ismailaj, për të cilin u shpreh se nuk e ka njohur kurrë më parë dhe prej dy herësh e sheh në gjyq.
Çela ka mohuar që kompania që ai administron OSHE të ketë paguar në formë shpërblimi apo të ketë premtuar shpërblime për persona të ndryshëm për të dëshmuar kundër kompanisë DIA në arbitrazhin e Vjenës.
Në gjykatë Çela ka shpjeguar se më 3 dhjetor 2015 në zyrën e tij ai është takuar me përfaqësuesin ligjore të DIA-s Rebecha Gaskin.
Sipas Çelës ajo i kishte kërkuar të nënshkruanin marrëveshjen për të mbyllur mes DIA dhe OSHE konfliktin me pajtim pasi DIA e përfaqësuar zyrtarisht dhe ligjërisht nga Gaskin nuk kishte asnjë pretendim ndaj OSHE.
Ndërkohë mbrojtja e Ismailajt kërkoi nga gjykata që në cilësinë e dëshmitarit të shoqërohet nga policia edhe ministri Energjetikës Damian Gjiknuri, pasi prej më shumë se 4 seancash ai nuk paraqitet për të dëshmuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY