VIDEO/ Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 55 vjeçari

VIDEO/ Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 55 vjeçari

158
0
Shares

Një 55 vjeçar ka përfunduar në pranga.
Ngjarja ndodhi në kryeqytët, në afërsi të komisariatit nr.6.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri në makinë, oficerët menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të “Casa Italias”, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga Ramazan Tanushi. Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër.
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i Ramazan Tanushi, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Policia po heton për faktin se pse ai mbante armë në makinë dhe nëse ishte nisur për të kryer ndonjë krim të rëndë, apo për ta shitur.
Dosja do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit luftarak”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY