Radarët spiune të shpejtësisë, prej marsit gjobat me postë në shtëpi

Radarët spiune të shpejtësisë, prej marsit gjobat me postë në shtëpi

248
0
Shares

Prej muajit mars, policia e qarkullimit rrugor ka nisur aplikimin e gjobave në banesë për qytetaret të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë fiksuar nga radarët. Drejtuesit e qarkullimit rrugor thonë se kjo është nga shumë masat që janë marrë këtë sezon turistik, ku ka një fluks të shtuar të mjeteve dhe turistëve.

Nëse mendoni se keni tejkaluar shpejtësinë dhe nuk jeni ndëshkuar, gaboheni.
Shumë shpejt fleta e gjobës së bashku me foton e mjetit dhe të gjitha të dhënat e tjera do tu mbërrijë në shtëpi.
Prej muajit mars policia rrugore ka nisur aplikimin e gjobave në banesë nëpërmjet Postës, ndërsa numri i tyre është i konsiderueshëm.
Skënder Ismaili, shefi i sigurisë rrugore thotë se kjo është bëre e mundur në sajë të katër radarëve që kanë mbërritur së fundi në policinë rrugore, të cilët në mënyre automatike përcaktojnë shkeljen e kryer dhe identifikojnë përdoruesin e mjetit.
“Procesverbali i konstatimit të shkeljes ose gjoba, i shkon fotografia me të gjitha të dhënat, kufizimin e shpejtësisë dhe sanksionin administrativ me të cilin do të përballet për tu paraqitur në kohën e caktuar në organin administrativ”, thotë Ismaili.
Kjo mënyrë e re aplikimi po has në vështirësi sa i takon problemeve me adresat por pavarësisht kësaj, masa administrative figuron në sistem.
“Gjoba është e detyrueshme të niset në adresën të cilën ka lënë drejtuesi i mjetit kur regjistron mjetin. Por ka shumë probleme sepse shtetasit ndryshojnë vendbanimet e tyre dhe me gjithë detyrimin që kanë në ligj që pas ndryshimit të vendbanimit të bëjnë dhe ndryshimet në regjistrin e mjeteve, këtë gjë nuk e bëjnë dhe kjo sjell vështirësi”, shton Skënder Ismaili.
Kjo është një nga masat që policia rrugore ka marrë këtë vit në prag të sezonit turistik, ku ka nje fluks të shtuar të numrit të mjeteve që hyjnë dhe qarkullojnë, sidomos ne zonat bregdetare ku janë rritur edhe shërbimet.
“Ka një plan-vendosje tjetër të policisë rrugore e cila diktohet nga fluksi i lëvizjeve dhe koha në të cilën shpeshtohet kjo lëvizje. Së dyti, ka një shtim të numrit të patrullave të policisë, së treti janë nxjerrë një sërë mjetesh teknike, radarë të cilët kontrollojnë lëvizjen. Mjetet teknike që kemi marrë kohët e fundit përveç kontrollit të shpejtësisë diktojnë dhe vendosjen e rripit të sigurimit dhe shkelje të tjera që bëhen nga drejtuesit e mjeteve”, bën të ditur më tej Ismaili.
Në periudhën janar – korrik, nga policia janë vendosur 1600 masa administrative ndërsa janë shënuar 925 aksidente nga 956 që ishin gjatë një viti më parë.
Ndërsa kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve 108 persona nga 129 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY