Zogaj: Rama preu në besë Bashën, një fitore me manipulim votash

Zogaj: Rama preu në besë Bashën, një fitore me manipulim votash

76
0
Shares

Ish-kandidati për deputet i PD në Lezhë dhe shkrimtari Preç Zogaj ka qenë I ftuar këtë mëngjes në emisionin ‘Vila24’ në ‘News24’. Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve mbi zgjedhjet e 25 qershorit krahasimin mes qeverisjes së Ramës dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha, Zogaj tha se Rama zhduku tenderin dhe garën. Kjo do të thotë se gjithçka e vuri në funksion të autoritarizmit të tij. Në kohën e Berishës kishte korrupsion, por kishte një garë. Konkurronin 20 firma për të marrë një tender. Ndërkohë sa i përket zgjedhjeve të 25 qershorit, Zogaj tha se ato ishin zgjedhjet më të shëmtuara duke i krahasuar me zgjedhjet në vitin 1996, pasi sipas tij dominoi shitblerja e votës e cila fryu fitoren e PS.

“Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ishin zgjedhjet më të shëmtuara krahasuar me zgjedhjet e vitit 1996. Shitblerja masive e votës dominoi. Kjo është një nga shkaqet e humbjes së PD, por PS nuk i ka fituar zgjedhjet. Manipulimi dhe shitblerja kanë fryrë fitoren e PS. Siç erdhën punët, PD më mirë të shkonte në ‘luftë’ me PS sesa me marrëveshje. Problemi madhor është shitblerja e votës dhe kanabisi. Marrëveshja i maskoi problemet. Edi Rama e ka thyer marrëveshjen. PD refuzoi Evropën, por jo SHBA. PD u tërhoq nga vendimi i bojkotit pasi kishte filluar fushata dhe pas ndërhyrjes së SHBA. Edi Rama e ka prerë në besë Lulzim Bashën. Ai ka thyer një marrëveshje e cila u realizua me ndërhyrjen e SHBA” – tha Zogaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY