VIDEO/ Tiranë, policia sekuestron “Majën e Ksulit” plot me drogë, në pranga...

VIDEO/ Tiranë, policia sekuestron “Majën e Ksulit” plot me drogë, në pranga 54 vjeçari

76
0
Shares

Policia e Tiranës gjatë një kontrolli të ushtruar në zonën e quajtur “Maja e ksulit”, ka sekuestruar rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e Cannabis Sattiva.
Si përgjegjës për drogën e gjetur është vënë në pranga 54 vjeçari Aqif Kryeziu, i cili ndodhej në parcelë në momentin e arrestimit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaraitin e Policisë Nr 4, kanë finalizuar operacionin antikanabis “Maja e Ksulit”.
Si rezultat i opetacionit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Aqif Kryeziu, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, se në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva, ku shtetasi Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë.
Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY