VIDEO & EMRAT/ Tiranë, policia sekuestron 50 kg drogë, “Kalaja” prangos 3...

VIDEO & EMRAT/ Tiranë, policia sekuestron 50 kg drogë, “Kalaja” prangos 3 krutanë

73
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kalaja”, ku në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë.
– Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë.
– Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.
Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.
Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
– 2 automjete Mercedes Benz.
– 3 aparate celularë të markave të ndryshme.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY