Peqin, thyente banesat dhe vidhte çfarë gjente, kapet mat hajduti serial

Peqin, thyente banesat dhe vidhte çfarë gjente, kapet mat hajduti serial

127
0
Shares

Një 18 vjeçar ka rënë në pranga.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Peqinit pasi, pas një kontrolli në banesën e tij iu gjetën materiale të vjedhura.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë ndalimin e shtetasit B.SH., 18 vjeç banues në Peqin.
Ndalimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Xhami” gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.P., 95 vjeç dhe dyshohet të ketë marrë një televizor dhe një magnetofon.
Gjatë kontrollit të banesë u gjetën sendet e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu më datë 06.04.2017 në fshatin Bishqem ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur lokalin Lloto – Sporti në pronësi të shtetasit SH.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY