24 ORË/ Temperaturat rriten, 9 vatra zjarri

24 ORË/ Temperaturat rriten, 9 vatra zjarri

58
0
Shares

Brenda 24 orëve të fundit Emergjencat Civile kanë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse në 9 raste zjarri dhe rreth 70 forca për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët dhe minimizuar dëmet; ndër to 30 zjarrfikës, 30 pjesëtarë të forcave të armatosura dhe rreth 10 policë të FNSH.
Raportohet se janë djegur pyje e kullota dhe një magazinë. Për pasoja pati dëme materiale, kryesisht në banesa private dhe një biznes.
Zjarret në banesa dhe biznes privat kanë rënë në Tiranë, Shkodër dhe Dibër. Ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe Fierit janë konstatuar 4 vatra zjarri në shkurre dhe kullota me dëme të konsiderueshme, kryesisht djegie të pishave.
Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarët, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY