DIGJITALIZIMI/ Ja çfarë vërtetimesh mund të merrni së shpejti online

DIGJITALIZIMI/ Ja çfarë vërtetimesh mund të merrni së shpejti online

68
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të ofrojë në platformën online e-albania 9 shërbime shumë të rendësishme për bizneset dhe qytetarët. Së shpejti sipërmarrësit dhe individët do të mund të bëjnë kërkesë dhe shkarkojnë on line vërtetimet si më poshtë:

Vërtetim për pagesën e detyrimeve
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
Vërtetim për regjistrim të investitorit
Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
Vërtetim për posedim mjeti
Vërtetim për individ të paregjistruar
Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Për një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.
Qytetari ose tatimpaguesi do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tij (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) dhe do të zgjedhë shërbimin që i nevojitet. Implementimi i këtij projekti ka rëndësi dhe ndjeshmëri të lartë pasi ndihmon si institucionin ashtu edhe qytetarët në minimizimin e kohës së ofrimit dhe marrjes së shërbimeve. DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY