Vatrat e zjarrit pushtojnë vendin, ja dy qarqet më të prekur

Vatrat e zjarrit pushtojnë vendin, ja dy qarqet më të prekur

47
0
Shares

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shkaktuar disa vatra zjarri në vend. Pikërisht për këtë situatë strukturat e Emergjencave Civile vijojnë të mbeten të angazhuara për të përballur situatën. Raportohet se në 24 orët e fundit pati 2 vatra zjarri në Dibër dhe Lezhë.
Qarku Dibër
Ne ora 10:00, në fshatin Gurë Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe disa pisha.
Qarku Lezhë
Ne ora 19:30, në qytetin Laç ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Laç ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. 60 forca ushtarake kanë shkuar per ndihme në vatrat e flakeve dhe pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY