POST BB9/ Plas sherri në përballjen e fundit: Produksion ro*sh!

POST BB9/ Plas sherri në përballjen e fundit: Produksion ro*sh!

163
0
Shares

Mbrëmjen e së enjtes u xhirua “Post Big Brother”, puntata e fundit për këtë edicion e këtij “reality shoë”, që u transmetua për tre muaj në “Top Channel”. Të pranishëm ishin banorët pjesëmarrës të këtij edicioni, të cilët u vunë përballë njëri-tjetrit për të sqaruar gjithçka ndodhi brenda shtëpisë, duke filluar nga historitë e dashurisë, zënkat, armiqësitë, mëritë, keqkuptimet, zhgënjimet etj.
Kësaj përballjeje i kanë munguar katër banorë të edicionit të nëntë, që shpalli fitues të çekut prej 100 milionë lekësh çiftin Danjel-Fotini, pasi u celebruan “live” në spektakël. Në këtë puntatë të fundit, ku ka pasur momente sherri të vërtetë mes ish-banorëve, kanë munguar dhe një nga çiftet më të përfolur të vitit, pikërisht Damiano dhe Armela.big brother
Damiano thuhet se vendosi të udhëtonte jashtë vendit në vend që të ishte pjesë e programit, ndërsa Armela vendosi të nënshtrohej një ditë më parë operacionit në hundë. Po ashtu, Gerta Shtino mungoi pasi ndodhet në Norvegji, kurse Klodiana nuk ka dashur të prishë pushimet për “Post BB”.
Edhe pse publiku do ta shohë transmetimin sot (e shtunë) të gjithçkaje që është folur në “Post Big Brother”, duket se gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi sërish ka pasur pakënaqësi. Enida dhe Marjusi ishin një nga çiftet, loja e të cilëve u kufizua në pak javë, por duket se janë larguar me hatërmbetje të madhe ndaj produksionit. Në disa postime në rrjete sociale ata janë shprehur kundër “Big Brother” duke treguar se “ata vendosnin për çdo gjë”.
“Edhe ‘Post BB’ e bëtë ashtu siç donit vetë. E dinim shumë mirë që ju vendosnit për çdo gjë (për daljet, për fituesit, për zënkat), por se s’do na linit të flinim çfarë mendonim s’na e priste mendja. Program i dështuar. Është diçka personale e jona me programin… Asgjë me banorët. Produksion ro*sh”, shkruhej në postimet e tyre. Nga burime brenda debatit në “Post Big Brother” situatat e diskutuara kanë ngjallur shumë pakënaqësi dhe acarim, por për detaje më të hollësishme na duhet të presim transmetimin e programit sot./panorama.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY