Zjarret “pushtojnë” vendin, 11 vatra zjarri në 24 orë

Zjarret “pushtojnë” vendin, 11 vatra zjarri në 24 orë

86
0
Shares

Rreth 11 vatra zjarri janë shfaqur gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit si Tiranë, Shkodër, Dibër, Fier, Berat dhe Elbasan.
Shtabi i emergjencave civile bën të ditur se situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të vjetër janë djegur.
Kjo situatë ka bërë që edhe prefektët e qarqeve të nisin ngritjen e shtabeve te emergjencave.
Në qarkun e Fierit zjarri i rënë në mesditë në një kodër të fshatit Selitë, ku ka djegur një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer nuk u bw e mundut angazhimi i automjeteve tw zjarrfikësve dhe zjarri është fikur me mjete rrethanore nga zjarrfikëset në bashkëpunim me komunitetin.
Ndërkohë në Berat, ka pasur 3 vatra zjarri ku më problematikja ka qenë në lagjen “Qafa e Kalasë”. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej rreth 6 ha me shkurre e ferra dhe 500 rrënjë ullinj të vjetër, ndërsa në Velabisht flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe 30 pemë frutore.
Edhe në qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur Lura ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe pishe. Edhe këtu ër shkak të terrenit, automjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por po punohet nga forcat vullnetare për shuarjen e flakëve. Ndërsa në qarkun e Shkodërës janë djegur rreth 1 dynym pyll pishe në fshatin Lajthizë, por fatmirësisht shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët që rrezikuan edhe disa banesa në Fishë Arrëz.
Në qarkun e Tiranës, zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin disa banesa në fshatin Zhabjak. Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë këputja e telave elektrikë të tensionit të lartë në këtë zonë të fshatit. Në fshatin Harizaj, në Rrogozhinë ka rënë një zjarr tjetër ku 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrave të zjarrit rrezikoheshin. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar.

QARKU                           SIPËRFAQE E DJEGUR
FIER                              8 ha shkurre dhe furra
BERAT                           7 ha me shkurre, 500 rrënjë ullinj, 30 pemë frutore
DIBËR                           0.5 ha pyje, 1.5 dynym shkurre e ferra
SHKODËR                      1 dynym pyll pishe
TIRANË                         16 rrënjë ullinj, rreth 12 pemë frutore, 3 ha shkurre

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY