Kandidon për kryetar të PD, Selami: Gara model, do na bëjë më...

Kandidon për kryetar të PD, Selami: Gara model, do na bëjë më të fortë

79
0
Shares

Eduard Selami, i cili po kandidon për kryetar të Partisë Demokratike, ka dhënë një deklaratë për shtyp.
Në lidhje me garën midis kandidatëve ai është shprehur se gara do të jëtë një garë model dhe do ta bëjë më të fortë PD-në.
“është koha për tu ringritur pas humbjes së PD-së në zgjehdje.
Jam gati të ofroj një lidership bashkëkohor në mënyrë që demokratët të afrohen sërish.
Ju premtoj një bashkëpunim maksimal me kandidatët e tjerë.”,- është shprehur Selami.
Më pas ai theksoi se duhet bërë një analizë e hapur dhe e drejtpërdrejtë e PD-së.

“Unë do të jem në garë në këto zgjedhje. Gara brenda partisë është gjithmonë shumë e vështirë por unë jam shumë i sigurtë që kjo garë do të jetë një garë model, që do ta nxjerrë PD-në më të fortë dhe do të jetë një forcë politike që do ta ngrejë Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

Nëse do të isha në vendin e zotit Basha çfarë do të bëja? Unë mendoj se nëse dikush do të garojë në një garë në radhë të parë duhet të jetë e barabartë, por ky është vendimi i tij”,- tha Selami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY