Tragjedi, pronari dhe kamarieri masakrojnë klientin për një celular

Tragjedi, pronari dhe kamarieri masakrojnë klientin për një celular

676
0
Shares

Një celular i vjedhur është bërë shkak që një i ri të përfundojë në koma.
Elvis Metaj 31 vjeç është rrahur në mënyrë brutale nga pronari i një lokali Edjano Merkaj, 22 vjeç, dhe kamarierit të tij Igli Përtafi 21- vjeç.
Policia dyshoi se 31-vjeçari ishte goditur me sende të forta, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë së lokalit, u konstatua se të dy autorët e kanë rrahur, duke e shtrirë në tokë e më pas duke e goditur me shqelma. Sipas mjekëve, ai ka humbur ndjenja nga një goditje në pjesën e fytit dhe të kokës, që i ka shkaktuar komën.
Arsyeja për të cilën situata ka arritur në këtë pikë është humbja e telefonit të kamarierit Përtafi.
Pasi 21 vjeçari ka konstatuar humbjen e celularit të tij, ka telefonuar në numrin e tij dhe ka rezultuar i ndezur.
Më pas kamarieri i ka kërkuar personit që iu përgjigj që të nesërmen ti dorëzonte celularin.
Të shtunën, rreth orës 14:00, është afruar në lokal personi që ishte përgjigjur në telefon, Elvis Meta, për të cilin dyshohet se ishte autori i vjedhjes dhe në debat e sipër ai e ka shtyrë kamerierin.
I ka thënë se nuk kishte vjedhur asnjë telefon dhe në lokal ka shkuar vetëm për ta sqaruar, meqenëse e kishte telefonuar. Në shtyrje e sipër kamerieri e ka neutralizuar 31-vjeçarin Meta dhe ka pritur që të afrohet Policia, që e kishte lajmëruar më parë për vjedhjen e celularit.
Njëkohësisht në lokal është afruar edhe pronari, Edjano Merkaj dhe të dy e kanë goditur autorin e dyshuar të vjedhjes me grushte e shkelma. Ushtrimi i forcës së tejkaluar ka sjellë dëmtime të forta për jetën, pasi i kanë rënë me shqelma në qafë dhe në kokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY