Topalli dhe Imami: Ngrirja e kryetarit është antistatutore, sulmojnë ashpër Bashën

Topalli dhe Imami: Ngrirja e kryetarit është antistatutore, sulmojnë ashpër Bashën

61
0
Shares

Një nga ministrat e PD dhe deputet i saj, Arben Imami është kundër ngrirjes së  postit të kryetarit për shkak se është shkelje e statusit.

Duke komentuar në një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘Neës24’. Imami tha se Basha duhet të largohet pasi ka humbur zgjedhjet.

“Deklarata e Bashës per ngrirjen e funksioneve, pa asnjë realitet. Basha duhet të largohet pasi ka humbur zgjedhjet dhe kjo është një hata. Vendimet e Luzlim Bashës janë në shkelje të statusit. Basha do shkatërrojë PD-në. Lulzim Basha duhet të largohet nga posti i kryetarit të PD. Nëse Basha do të uzurpojë postin ne do reagojmë”, tha Imami.

Edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ia adreson personalisht Bashës  humbjen në 25 qershor.

Postimi i Topallit:

Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike, pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.

Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje, tinzi, banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD.

Ne keto kushte. Nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-se demokrateve.

Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme. Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti kjo ska lidhje me Lul Bashen. Ai ka qene perhere i reme. Edhe sot. Ai eshte” i paafte per t’u turperuar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY